Shpërthen Berisha ndaj Bashës: Nuk janë ndryshuar votat, por janë blerë!

Ajo që ndodhi dje në grupin parlamentar të PD-së ka shkaktuar një valë zemërimi në radhët demokrate. Mjeshtrisht LSI nuk mori fare pjesë në votimin për Gramoz Ruçin, duke ia lenë, siç ndodhi përgjegjsinë politike PD, e cila i dha tre vota kryeparlamentarit të PS. Nëse do të merrte pjesë LSI, edhe me votë kundër, do të dilte PD e do thoshte se “LSI e votoi Ruçin”. Por tashmë kushdo e di se ishin tre deputetë të PD-së që kanë votuar në kundërshtim me vendimin politik të PD-së.

Sali Berisha ka shpërthyer sot në grupin parlamentar të PD. Votat demokrate pro Gramoz Ruçit e ka tërbuar. “Kam dalë me kokën ulur. Jam ndjerë i fyer dhe i lënduar”, është shprehur Berisha. Lumi i pakënaqësisë ra mbi kryetarin Basha.

Ai deri tani nuk ka bërë as ndonjë reagim zyrtar për çfarë ndodhi me votat e demokratëve mbrëmë. Dy ose tre prej tyre i dhanë votat Gramoz Ruçit, “pinjollit të fundit të komunizmit” e quante Basha mbrëmë para ish –të përndjekurve që protestonin në kohën kur brenda socialistët duartrokisnin edhe votat e demokratëve. Por mbrëmë, çuditërisht, nga selia blu dolën dhe thanë se PS ka manipuluar votat gjatë numërimit!

Berisha nuk ka kursyer edhe deputetë që folën në emër të grupit për vjedhje të votave. Berisha i është drejtuar Ervin Salianit: Kjo që thua ti, s’ka ndodhur. S’ka ndodhur në 27 vjet manipulimi i fletëve të votimit, kurse shitja ka ndodhur. Unë nuk kam bindjen si ti, që është manipuluar. Unë kam bindjen që është shitur. Unë me dy ndahem. Ti s’mund të prononcohesh dhe të flasësh në emër të grupit pa u konsultuar me grupin. Ka rregulla”. Ky ka qenë reagimi i egër i ish-liderit Berisha.

Dashamir Shehu i është drejtuar Bashës si përgjegjës. “Është përgjegjësia jote që të gjesh kush e ka bërë, se nëpër facebook ke nxjerrë njerëz që na akuzojnë ne”.

Dy deputetë të PD, Gent Strazimir dhe Grida Duma, nxituan mbrëmë të akuzojnë PS se i vodhi votat. Por Sali Berisha e ka hedhur poshtë këtë version të tyre. Ai tha se janë blerë, por nuk janë manipuluar votat gjatë numërimit.

Beteja e parë e PD-së dështoi mu në sallën e parlamentit, pasi u përbetua se do bënte namin kundër Gramoz Ruçit, por nuk ndodhi asgjë. Përkundrazi jashtë parlamentit u mblodhën nja 54 veta, në sallën e kuvendit Lulzim Basha shtrëngoi duart me Edi Ramën dhe më pas përgëzoi Gramoz Ruçin.

A.M.

Debati i plotë në grupin parlamentar të PD:

Berisha: Kush e bëri na futi thikën mbrapa. Nuk duhet ta falim atë që e bëri. Ata që e bënë duhet ta dinë që ne e dënojmë, na duhet prova për te qenë serioz. Të kërkojmë prova nga komisioni se nuk na shërben te mbajmë qëndrim ne falsitet. Se nuk jemi vetëm, janë populli qe na gjykon. Nuk mund te gjejmë pretekst qe ti hedhim hi syve.

Ervin Salianji: Unë bindem vete

Berisha duke ju drejtuar Salianjit: Asnjë nga ju pa mbledhje grupi nuk mund te prononcoheni. Grupi është grup. Te pranoj unë se je ti i bindur për gabim se pranoj. Unë kam bindjen qe aty është tradhti. Nuk ngushëlloj mbështetësin me një mashtrim. Kush del ne emër te grupi, merr miratimin e grupit nuk del vete. Këta nuk kane te drejte te bëjnë deklarata ne emër te grupit. Me vjen keq Ervin po këtu s’jam dakord. Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur ne 27 vjet, manipulimi i komisionit. Ndërkohe qe kjo qe themi ne, shitblerja e deputeteve ka ndodhur. Ky ka hyre ne parlament rishtar dhe nuk di. Ne 27 vjet ka 50 raste shitjesh. Kurse kjo e jotja nuk ka ndodhur kurrë.

Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, nepsi thoshte Ruci me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ja tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjera te tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan ne votim. Se ishte live. Kërkoni Komision Hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë ne hava. Duhet te mbyllet me një dënim te këtij akti. Me një qëndrim te kruesish se grupit qe te bej qëndrim te qartë. Ta dënojmë dhe te marrim masa. Mos te fshihemi pa asnjë kuptim

Basha: Ervin boll tani. Nuk ka rendësi përshtypja jote. Le te mbajmë qëndrim si thotë doktori

Pika 1- Dënimi i aktit

Pika 2- Nuk japim version ishte vjedhje apo manipulim

Pika 3 -Kush shet votën nuk ka vend ne PD.

Pika 4 -Ne krye parlamentit nuk është ai qe nuk hyn dot ne USA. Dhe hapin e pare e ben si mafioz.

Grida Duma: Unë mendoj qe mjafton qëndrimi qe mbajta dje, ti qëndrojmë asaj.

Berisha: Grida nuk kemi qene dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund te flasesh dhe  te thuash ne emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit

Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të kuvendit falë edhe dy votave nga kampi i djathtë ka sjellë një furtunë të vërtetë kritikash nga ana e demokratëve, dhe Jozefina Topalli nuk kursehet që t’i rinumërojë edhe një herë sulmet ndaj Lulzim Bashës.

“Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizëm”, “Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament” e shumë akuza të rënda janë “rishkruar” nga ish deputetja demokrate kundër Bashës.

Në statusin e saj në rrjetin social, Topalli shkruan se ajo personalisht nuk është e habitur nga ajo se çfarë ka ndodhur, pasi Lulzim Basha nuk e surprizon më. Sipas ish deputetes, vetë ajo e ka parë kryetarin e selisë blu që të luajë qindra lloje teatresh, nga opozitari që më pas i jep dorën Ramës, tek “Zhuljeta” që thotë se nuk do të votojë komunistin Gramoz Ruçi.

Por sipas Topallit, ajo që ndodhi dje është një paralajmërim i qartë, jo vetëm për PD-në, por për mbarë vendin… Shqipëria ka mbetur pa opozitë!

Për më tepër lexoni analizën e Topallit:

Kjo nuk eshte Partia Demokratike!

Vendi eshte pa opozite!

Menjehere pas betimit si deputete, lista e deputeteve e familjes se Lulzim Bashe Isufit, kontriboi ne zgjedhjen me 80 vota te Gramoz Rucit, Kryetar te Kuvendit te Shqiperise, 27 vite pas rrezimit te komunizmit.

Reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune.

Dikush i shkruante:” Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem”.

Dikush tjeter ” Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan”.

Tjetri:”Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale”.

Te tjere:” Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament.”

Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin po ti pse nuk e bojkotove?”

Ne fakt une nuk u habita qe lista e lulit votoi Ruçin.

Prej shume vitesh , Luli nuk me zhgenjen per asgje:Nuk me zhgenjen:

As kur qan me lot krokodili per te vraret e diktatures; As kur betohet per opozite ballore dhe flirton me Ramen; as kur proteston per voten e lire , hyn ne qeveri me pm Ramen dhe vete vjedh votat brenga PD; as kur con pd ne humneren me minis 230 mije vota dhe thote realizuam nje fitore morale; as kur voton Ruçin e fill pas kesaj i bashkohet atyre qe protestojne kundra ketij te fundit; As kur therret me sherbetoret e tij gaztore se ia vodhen 3 vota nen reflektoret e dritave te seances parlamentare, nen gjirimin e20 kamerave ne transmetim direkt, ne sy te 3 milion shqiptareve dhe me prezencen e pothuaj gjithe trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet ate qe ka mbetur nga PD.

Luli nuk me zhgenjen kur thote ekzaktesisht te kunderten e asaj qe do beje.

Luli luan te gjitha rolet ..teatrale.

Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit ,Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i ” opozites” dhe nuk ka frike se behet Lul Komiku.

Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD.

Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005.

Dhe qe nga ky vit , aii vetem e ka vjedhur ate deri me :

17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve;

me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj;

me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes.

E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij .

Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve , edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij.

3 muaj me pare Luli çertifikoi shkrirjen e se djathtes . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit .

Jo miq, nuk ka humbur dje busullen morale PD.

Kjo nuk eshte PD. Vendi eshte pa opozite.

Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohe ne krye te opozites do jete çuni i tij i mire.

Demokratet duhet te largojne Lulzim Bashen nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim votash, pas shitjes qe i beri Pd dhe rezultatit katastrofik te 25 qershorit

 

 

SHKARKO APP