Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, 4 të plagosur (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në zonën e ish-Bllokut në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë.
Dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi pranë një dyqani eventesh. Nga ngjarja 4 persona kanë mbetur të lënduar. Burime nga vengjarja bëjnë me dije se 2 ngatë plagosurit janë pronarët e biznesit.
“Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njoftoi Policia e Tiranës.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës dhe efektivë të shumtë.
Dy nga katër personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në bodrumin e argjendarisë në Bllok ndodhen në gjendje të rëndë.
Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë.
“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S.P, 52-vjeç dhe A.P, 43-vjeçe. Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit. Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës”.
Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë, Ardaniel Serjani 23 vjeç dhe Eneda Nura 18-vjeç, kalimtarë, janë te Trauma.