Shqipëria do të strehojë edhe 2 mijë muxhahedinë . Shkon 3 mijë numri total

Edhe pse nuk u fol publikisht për çështjen e muxhahedinëve, duket se kjo temë nuk ka mbetur jashtë bisedimeve mes John Kerry-t dhe Edi Rames.

Zëri i Amerikës, raporton se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve.

“Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, transmeton tch.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai shton se gjatë vizitës të së dielës është rënë dakord që Sekretari Kerry të mos flasë në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive. Ndaj erdhi ne Tirane. Foli, buzeqeshi, dha porosi per drejtesine dhe mori premtimin per muxhahedinët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Zëri Amerikës, raportin se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e tyre.Ndërkaq, pas përfundimit të takimeve në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit në profilin e tij në “Facebook”, i ka kushtuar një rëndësi jo të vogël, vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri.

Kanë qenë tre postime me përshkrimet përkatëse, të cilat kanë shërbyer dhe si një përmbledhje e të gjithë takimeve dhe mesazheve të dhëna nga Sekretari John Kerry gjatë qëndrimit në Tiranë.

Takimi me Presidentin Nishani në aeroport, deklarata e përbashkët me Kryeministrin Rama, e në fund një album fotografish të çdo etape të qëndrimit të Sekretarit Kerry në Tiranë, shoqëruar me thënien e tij se “Shqipëria mund të mbështetet plotësisht në miqësinë dhe përkrahjen e qytetarëve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

John Kerry iku i qetë se Shqiperia po bën hapa përpara, dhe pas tij po vijnë muxhehedinë iranianë. Duhet lavderuar kryeministri Rama qe i pranoi edhe 2 mijë muxhahedinë të tjerë si dhe priten edhe 5 mijë muxhahedinë deri në fund të vitit.

Shqiptarët janë popull mikpritës e paqedashës ndaj i presin muxhahedinët. Edhe sikur vetë të mos kenë bukë për të ngrënë përsëri mikun e presin krahëhapur. Prandaj kryesore për qeverisjen e Ramës mbetet fakti se duhet të mbajë fjalën e dhënë John Kerry në Tiranë si dhe të tregojmë mikpritjen tonë kundrejt edhe 2 mijë muxhahedinëve të cilët u ra dakort dje të vijnë në Shqiperi. Edhe bashkia e Tiranës po mendon seriozisht se si ti presë edhe 2 mijë të tjerë për të cilët po shikohet mundësia të strehohen në banesat sociale që ndërton bashkia për të pastrehët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?