Shqipëria drejt një Republike Presidenciale?

Ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese nga kryeministri Rama si dhe dakortësia e liderit të opozitës Berisha për krijimin e Senatit, po çojnë në ripunim drastik të Kushtetutës së Shqipërisë brenda mandatit të katërt të PS në pushtet.

Edi Rama është i qartë në strategjinë e tij për një republikë presidenciale të tipit francez, ku presidenti zgjidhet nga populli me një mandat 7 vjeçar, ku parlamenti votohet në normalitet çdo katër vite e ku kryeministri drejton qeverinë, por kryeministrin e emëron Presidenti. Natyrisht që parlamenti jep votëbesimin për qeverinë.

Pra një republikë presidenciale me kompetenca të forta kushtetuese të presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë “kocka” për Berishën mbetet krijimi i Senatit, ku lideri demokrat mezi e pret, aq me tepër prej moshës së tij fizike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky projekt i siguron Edi Ramës një mandat presidencial të fituar pasi asnjë nuk e konkuron dot. Por nëse mandati i presidentit Begaj mbaron në 2027, duhet që Kushtetuta e re të miratohet para këtij viti që të krijojë premisat për kandidimin e Edi Ramës president i tipit francez, si kompetenca.

Kjo do të ishte një ikje e butë e Edi Ramës nga politika direkte, pavarësisht si president do të jetë me kompetenca shumë herë më të mëdha.

Ndërkohë për aq kohë sa do jetë president nuk ka asnjë rrezik nga SPAK-u dhe duke ditur aftësitë e tij personale ai rikandidon dhe për një mandat tjetër 2034-2041. Deri atëhere edhe SPAK-u do të jetë shuar si institucion kushtetues.

Berisha sot thotë se nuk merr pjesë në këto ndryshime të thella kushtetuese, por do të jetë i detyruar dhe i joshur, siç di të josh Rama si kryeministër! Mund ti bëjë lëshime te Kodi Zgjedhor apo të Reforma Administrative, pavarësisht asaj që deklaron Taulant Balla se do ta miratojnë vetë si PS, pa harruar se krijimin e Senatit të kërkuar nga Berisha ia jep me të dyja duart Rama.

Pra po shkohet drejt ndryshimeve të thella kushtetuese./S.P./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 23461 (77.5%)
Jo 6823 (22.5%)

Vota totale: 30284