FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptarët jashtë vendit mbështesin protestën e studentëve: Jemi me ju!

Shqiptarë jashtë vendit mbështesin protestën e studentëve: Jemi me ju!
Të rinjtë shqiptarë emigrantë dhe ata që studiojnë jashtë vendit kanë dalë në mbështetje të studentëve që protestojnë para Kryeministrisë.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ata deklarojnë se protesta e të rinjve u ktheu shpresën shqiptarëve.
Në mesazhin e tyre ata shprehen:
“Popujt që harrojnë historinë e tyre janë të destinuar ta përsërisin atë. Të gjithë ne, duam t’ju falënderojmë për këtë rifreskim kujtese:
Ju falënderojmë që na kujtuat se përveç largimit ekziston dhe mundësia e të rezistuarit për të drejtat e gjithsecilit. Tuajat!
E që sot mund të ishin tonat.
Ju falënderojmë që na kujtuat se sa shumë mund të luftosh për vendin ku ke lindur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?