Shqiptarët turren të ikin nga Shqipëria
Tashmë mbetet fakt se si një shtet i vogël si Mali i Zi, me 670 mijë banorë, ka një turizëm tërheqës për qindra mijë turistë të huaj. Në Shqipëri shtresa e mesme dhe e lartë ikën me vrap nga vendi dhe turret në Turqi, Greqi dhe Mal të Zi për relaks, pasi në vendin tonë kushtet e turizmit janë jo komode, me mbeturina kudo si dhe me një shërbim me çmime të larta. Kjo bën që mijëra shqiptarë jo vetëm pushimet disa ditore, por edhe në fundjavë turren ta kalojnë në Malin e Zi. Shprehje e qartë e kësaj ikje masive është edhe kjo e shtunë, ku radhë të gjata me makina janë me kilometra të tëra drejt pikës kufitare te Muriqanit, (Mali i Zi). Në ikje dhe vetëm ikje!
Largimi i tyre ka krijuar një radhë prej më shumë se 3 kilometër në orët e drekës të së shtunës, datë 8 korrik, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.