Shtyhet papritur mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun

Njoftimi i Kryesisë së Kuvendit:

“Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër të Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes që do të zhvillohej sot, datë 28.01.2026, ora 12:00″- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Nga ana e saj PD-ja ka akuzuar Niko Peleshin se po i shërben zv/kryeministres me urdhër të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Rregullores së Kuvendit nëse kjo nuk shqyrtohet brenda tre muajve nga data e paraqitjes nga SPAK, atëhere automatikisht çështja shuhet. Dhe si rregull SPAK nuk mund të bëjë kërkesë të re në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ndërkohë çështja ndodhet edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila nga ana e saj po e shtyn vendimin për pezullimin duke pritur të shikojë se çfarë do të vendosë Këshilli i Mandatëve. Ky i fundit e shtyn se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese.

Pra duket hapur se imuniteti nuk do të hiqet për deputeten Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?