Si do ta realizoni Qeverinë Teknike për zgjedhjet, zoti Berisha?
Nga Daniel Muçaku-
Lideri demokrat, Berisha, theksoi sonte në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, që do të krijojmë qeverinë teknike për zgjedhjet, sepse nuk beson të kryeministri Rama.
Ai tha tekstualisht: “PD ka si alternativë mospjesëmarrjen në zgjedhje, gjë e cila është e ndaluar me shumë të drejtë në statutin e saj. Ju garantoj të dashur demokrate e demokratë se Edi Rama do të festonte në qoftë se do t’i lejonim vetes një vendim të tillë.
E megjithatë, zonja e zotërinj, anëtarë të Kryesisë, detyrimi ynë absolut para demokratëve, para shqiptarëve, është kthimi i votës së lirë te shqiptarët. Dhe ky kthim i votës së lirë realizohet vetëm me një qeveri teknike, largimin e Edi Ramës dhe procedimin në krijimin e një qeverie teknike”.
Dakort se ju mendoni se duhet Qeveri Teknike, por si do ta realizoni? A keni fuqi politike dhe popullore që ta detyroni kryeministrin Rama të jap dorëheqjen dhe t’ja lerë një kryeministri teknik, zgjedhjet?
Ju e keni parë zoti Berisha se sa herë keni deklaruar se duhet të mbushet sheshi para parlamentit apo te Bashkia e Tiranës me protestues, por ka rezultuar një dështim total sepse nuk iu vijnë demokratët. Ju e thatë sonte se “ka mosbesim ndër radhët tona”, dhe me të drejtë kështu është, por si do ta ktheni besimin apo edhe më saktë si do të arrini të mblidhni para zgjedhjeve mbi 200 mijë veta në Bulevardin kryesor dhe në sheshin Skënderbej që të kërkoni qeveri Teknike?
Nëse nuk ka një masë të stërmadhe demokratësh dhe opozitarësh në sheshet e Tiranës e zorshme se mund ta arrini Qeverinë Teknike.
Ju vetë e shikoni se edhe brenda PD-së ka zëra se me ju nuk fitohet por rrijnë afër teje apo nën Ju sa të marrin mandatin e deputetit në vitin 2025 dhe me pas do jenë më thika ndaj jush, sepse me të gjitha sondazhet dhe pritmeritë zgjedhjet nuk i fitoni dot përballë Edi Ramës.
Ju thatë se “është tragjedi kombëtare nëse Rama fiton mandatin e katërt”, por fatkeqisht për demokratët shanset që ju të vini prapë në pushtet janë 1 me 1000!
Sepse PD-ja ka krijuar mosbesim në elektorat për njëmijë e një arësye që tashmë dihen. Edhe fakti që jeni disa parti nga PD-ja si partia e Lulzim Bashës, partia e Enkelejd Alibeaj, apo partia e Agron Shehajt. Pa llogaritur se edhe partitë e tjera të opozitës po grupohen në një front tjetër opozitar, e kjo mjafton për t’ju shkërmoqur votat e demokratëve.
Edi Rama, votat e tij i ka solide. 800 mijë votat i ka prapë, madje duke synuar të kap 1 milionë vota me emigrantët jashtë shtetit.
Ndaj kur thoni se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje” dhe prapë në fund detyroheni të shkoni në votime, kjo krijon pasiguri e mosbesim të elektorati democrat, të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje.
Nëse e thoni se duhet Qeveri Teknike, bëjeni dhe tregoni forcë, por nëse mblidhen 200 mijë veta në shesh.