Si do të hetojë SPAK procesin e fushatës elektorale? Edhe agjentë brenda shtabeve zgjedhore…

SPAK ka krijuar një TASK FORCE për të hetuar fushatën zgjedhore. Në funksion të një strategjie për të kapur krimet zgjedhore, mësohet se SPAK do të fus brenda shtabeve elektorale, në mos ka futur, agjentë të rekretuar për të mbledhur prova, si regjistrime, filmime se si paguhen shpenzimet e çdo kandidati për deputet, apo parti politike. Kush blen vota dhe kush financon kandidatët,etj.

SPAK ka përcaktuar disa drejtime kryesore për të parandaluar dhe ndëshkuar krimet zgjedhore:

Verifikimi në terren i indicieve dhe denoncimeve për manipulime zgjedhore, keqpërdorim të burimeve shtetërore ose presion ndaj votuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Monitorimi i financave publike, për të identifikuar keqpërdorimin e buxhetit shtetëror dhe investimeve gjatë fushatës elektorale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëzhgimi i mediave dhe rrjeteve sociale për të evidentuar prova të mundshme për veprime të paligjshme.

Bashkëpunimi me institucionet vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në, Policinë e Shtetit dhe organizatat e shoqërisë civile.

Grupi Hetimor dhe fazat e procesit

Për zbatimin e kësaj strategjie, SPAK ka ngritur një Grup Hetimor të Posaçëm (Task-Force), i ndarë në:

Strukturën Qendrore, e cila koordinon punën hetimore në nivel kombëtar.

Grupet Hetimore në Terren, që do të operojnë në 12 qarqe dhe 61 bashki, duke kryer verifikime të denoncimeve dhe hetime të detajuara.

Faza e vëzhgimit (mars-maj 2025) do të përfshijë hetime intensive mbi përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje dhe verifikimin e akuzave për presion ndaj votuesve.

Ku mund të denoncohen në SPAK krimet zgjedhore:

Për të inkurajuar qytetarët dhe institucionet që të raportojnë shkeljet, SPAK do të krijojë:

Numër emergjent për denoncime direkte.

Platformë online për raportime anonime dhe ngarkim të provave.

Adresë e-mail të dedikuar për pranimin e informacioneve mbi krimet zgjedhore.

Një grup i posaçëm do të monitorojë gjithashtu të dhënat e publikuara në media dhe rrjete sociale për të evidentuar çdo dyshim për manipulim zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?