Si e legjitimoi OSBE masakrën elektorale të Edi Ramës dhe PS në Dibër

Gazeta “Bild” u tregoi dje shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve sesi zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër u vodhën, u blenë dhe votat u morën me presione kriminale direkt nga qeveria. Faktet janë kokëforta dhe as vet socialistët e ndershëm nuk kanë asnjë argument shfajësues për këtë krim elektoral shtetëror.

Pas publikimit të përgjimeve vlen të shihet se si reaguan ndërkombëtarët për procesin elektoral në Dibër. PD denoncoi blerjen e votës dhe presionet gjatë fushatës duke publikuar publikisht emrat e personave që kanë dalë dhe në përgjimet e “Bild” dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por OSBE/ODIHR, institucioni të cilit shqiptarët i referohen si Bibla dhe Kurani sa herë flitet për zgjedhjet, e ka certifikuar këtë vjedhje të votave si rezulat të ligjshëm.

Në raportin për zgjedhjet, vëzhguesit e OSBE nuk flasin për manipulime, për kërcënime apo blerje të votës, por vetëm për “aludime”.

Sot që nuk flitet më për aludime, por për prova të vjedhjes së votave, OSBE duhet të reagojë dhe të paktën t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, që i mashtroi dhe lejoi një proces të manipuluar të serviret me ndihmën e tyre si i ligjshëm.

Ironia është se të njëjti drejtues të misionit të vëzhguesve që u dhanë shqiptarëve një proces të paligjshëm sot kanë marrë përsipër të certifikojnë edhe zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat po zhvillohen pa dekret presidenti dhe pa opozitën.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017

SHKARKO APP