Si e tradhtoi dhe e braktisi Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, biznesmeni që kishte përfituar shumë nga kryebashkiaku
Deri tani ka dy biznesmenë me emrin Gentian Sula.
Njeri që ka Kodrën e Diellit dhe një tjetër që ka jo pak biznese.
Ky i dyti njihet si mik i familjes së Erion Veliajt. Ky ia bëri gjëmën Ajola Xoxës, pavarësisht fajeve të saja personale.
Në fillim të dhjetorit 2024, kur Erion Veliaj ende mbante zyrtarisht postin e kryebashkiakut të Tiranës, SPAK nisi të lëvizte gurët në heshtje. Hetuesit e BKH-së bastisën ambientet e bashkisë dhe ndaluan në zyrën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt. Aty gjetën një kasafortë me 115 mijë euro të padeklaruara, të ndara në prerje të mëdha. Para të thata pa asnjë justifikim ligjor.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, Xoxa ishte e hutuar, kontradiktore dhe pa qëndrueshmëri në përgjigje. Fillimisht, më 6 dhjetor, tha se paratë vinin nga trashëgimia e babait të saj. Por vetëm pak ditë më pas, nën presionin e fakteve dhe me ndihmën e avokatëve, ndryshoi komplet versionin: paratë ishin kapar për një kontratë shitblerjeje apartamenti në Bllok.
Kjo lëvizje ngjalli më shumë dyshime sesa sqarime. Kontrata ishte firmosur vetëm një ditë para kontrollit në zyrë. Dhe kapari prej 115 mijë eurosh në dorë nuk kishte asnjë provë tjetër mbështetëse.
Emri i blerësit? Gentian Sula, biznesmen, njeri me lidhje të vjetra me Ajola Xoxën dhe Erion Veliaj.
Sula kishte qenë gjithashtu dhurues bujar: një vilë në Bllok, dikur selia e Vodafone, i ishte vënë në dispozicion Xoxës për aktivitete “artistike”. Tani ai shfaqej si blerës fiktiv i një apartamenti dhe garant për një transaksion që nuk ekzistonte.
Përpara prokurorëve, Xoxa dhe Sula dolën garantë të kontratës për 220 mijë euro, duke deklaruar se kapari ishte dhënë paraprakisht në dorë krejt shuma që u gjet në kasafortë. Për një moment, dukej se loja ishte mbyllur dhe Ajola mund të merrte frymë e qetë.
Por gjithçka ndryshoi. Vetëm pak javë më pas, Veliaj përfundoi në pranga dhe SPAK nisi çmontimin e rrethit të tij. Dhe hallka më e dobët ishte vetë Gentian Sula.
Në maj 2025, i rithirrur për t’u marrë në pyetje, Gentian Sula e hodhi në erë gjithë alibinë: pranoi se kontrata ishte fiktive, se nuk kishte dhënë asnjë para, dhe se kishte vepruar nga lutjet dhe presioni i Ajola Xoxës. Ai deklaroi se ishte mashtruar dhe keqorientuar, por më pas ishte ndërgjegjësuar për pasojat penale.
Por kishte firmosur kontratë fallso. A nuk e kap Kodi Penal është këtë biznesnen!?
Më tej, Sula rrëfeu se i kishte kërkuar llogari Xoxës përse e kishte futur në një rrjetë gënjeshtrash, ndërkohë që ajo i ishte lutur të qëndronte versionit të rremë. Ai refuzoi. Dhe siç ndodh rëndom me “miqtë” në kohë rreziku, vendosi të shpëtonte veten duke fundosur të tjerët.
Gentian Sula ishte “bythë e brekë” me Erion Veliaj. Marrëdhënia e tyre ishte e ngushtë deri kur pushteti i Veliajt u rrëzua dhe ai zgjodhi ta shkelte me këmbë. E tradhtoi pa ndjesë, për të shmangur burgun.
Gentian Sula ishte njeriu që palosi për dënim Ajola Xoxën, natyrisht edhe nga pangopësia e saj dhe nga mbipushteti.
SPAK tani heton më thellë, jo vetëm Xoxën e Veliaj, por një rrjet të gjerë biznesmenësh dhe oligarkësh, që kanë përfituar nga ndërtimi, pronat publike, tenderët dhe projektet strategjike.
Burime të besueshme tregojnë se SPAK dhe BKH po hetojnë me intensistet një grup biznesmenësh dhe oligarkësh që kanë marrë e po marrin gjithçka nga shteti, toka, troje, leje, resorte, kulla, rrugë,etj./D.M/
KOHA JONË SONDAZH

