Si mund të rikthehet PD në pushtet? PD duhet të shfaqet si zgjidhje, jo si hakmarrje!

Rikthimi i Partia Demokratike e Shqipërisë në pushtet nuk është çështje slogani apo rotacioni mekanik. Është operacion politik i thellë, që kërkon ndryshim real në mendësi, organizim dhe ofertë.

Ajo duhet të kryejë ribashkim real (jo formal). PD nuk humbi vetëm nga kundërshtari, por edhe nga vetvetja. Ndaj duhet mbyllje përfundimtare të konflikteve të brendshme, një strukturë unike, jo fraksione rivale, rregulla loje të pranuara nga të gjithë . Zgjedhësi nuk voton një parti që grindet me veten.

PD ka nevojë për lider të besueshëm për publikun e gjerë, jo vetëm për bazën demokrate, figurë që flet për ekonomi, jetesë, drejtësi, jo vetëm për “regjimin”, ekip rreth tij që duket qeverisës, jo vetëm si protestues që di vetëm të ankohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundërshtari i saj, Edi Rama, fitoi jo sepse s’ka probleme, por sepse opozita nuk bindi se është alternativë më e mirë. Votuesi kërkon program konkret, i thjeshtë dhe i prekshëm. Jo dokumente 200-faqëshe që s’i lexon askush. PD fiton vetëm nëse flet qartë për paga dhe pensione (si rriten, jo vetëm se “janë të ulëta”), taksa më të drejta për biznesin e vogël, shëndetësi publike, politikë që frenon emigracionin dhe punon për rikthimin e të rinjve, ku fut në ekipin e saj që mund të jenë nesër ministra apo zyrtarë të lartë, pra emra të pa akuzuar dhe që kanë kuota publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet nuk fitohen me ideologji, por me portofolin e qytetarit.

Opozitë duhet të jetë inteligjente, jo zhurmuese kot së koti. Publiku është lodhur nga britmat; kërkon seriozitet, hapje reale ndaj shoqërisë, kërkon emra të rinjë ( jo vetëm në moshë), se ndryshe nuk fiton elektoratin gri, i cili vendos shumicën, pra se kush e fiton pushtetin.

PD nuk mund të rikthehet pa profesionistë, akademikë, sipërmarrës, të rinj realë, figura të reja që nuk mbajnë barrën e konflikteve të vjetra, duhet një frymë që thotë: “kjo parti nuk është pronë e askujt”.

Pa këtë hapje, PD mbetet parti nostalgjie, jo shprese.

Gabimi klasik i opozitës shqiptare është se përheërë bërtet duke thënë se “Rama do bjerë vetë nga lodhja, nga korrupsioni, etj.”

Historia tregon të kundërtën. Pushteti nuk bie vetë — merret.

PD rikthehet në pushtet vetëm nëse ndryshon veten para se të kërkojë ndryshimin e vendit, kur të arrijë të bindë qytetarin neutral, jo vetëm militantin.

PD duhet të shfaqet si zgjidhje, jo si hakmarrje!/S.P./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?