Si të ikën jeta në Shqipëri!

Jemi një shoqeri shqiptare pa shtet, por edhe e pa kulturë. Kultura thonë disa analistë se vjen me anë të Ligjit të fortë që zbatohet pa asnjësi.

E megjithatë duhet të pranojmë se shoqeria shqiptare ka difekte të mëdha karakteri. Në vend të bisedës apo uljes për të gjetur zgjidhje, edhe atëhere ku duket se nuk ka zgjidhje, njerëzve iu shkon mendja direkt te thika, te arma apo grushti.

Janë të shumta vrasjet apo plagosjet vetëm se nuk kemi kulturë. Duhet ta pranojmë, ndonëse na vjen keq kur e themi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Masakra e Velipojës për vend plazhi shkaktoi 4 jetë të humbura, mes tyre edhe një 20 vjeçar që sapo kishte filluar punën për të nxjerrë bukën e gojës, e që ishte rastësisht në vendngjarje. Po kështu para disa ditëve u shua një familje prej 4 vetave vetëm se shpejtësia e çmendur e disa djemve kaloi çdo normë shpejtësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para një muaji e vrasin në lokal tjetrin vetëm se tha nuk më pëlqen iks parti.

Se i gërvith makinën, pa dashje, tjetri nxjerr armën dhe qëllon. Apo se i vendos kondicionerin në vend të gabuar, nxjerrë automatikun dhe vret teknikun.

Pse me shikove vengër, nxjerr thikën e ia ngul në zemër.

Pse me parakalove, e nga inati qëllon automjetin parakalues.

Ja kjo është shoqeria shqiptare.

Edhe kjo është qeveria shqiptare.

Hajde e jeto në Shqipëri!

Proverbiale mbetet thënia e një kosovari sot në Velipojë, ku kishte qëlluar me familjen afër vendit ku u vranë 4 veta e u plagosën të tjerë: “Jo bre vlla, këtu në Shqipni nuk vihet ma, ma mirë po shkojmë në Mal të ZI. Ktu të vret tjetri edhe kur je duke hangër speca, se “pse e ke ti specin ma të madh se temin!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?