Si u festua Nata e ndërrimit të vitëve në botë dhe në Tiranë. Rusi, festë në minus 52 gradë, ndërsa në Brazil në plazh! (foto)
Rusi, festë në minus 52 gradë!
Në Jakutsk të Rusisë temperatura ka shkuar në – 52 gradë. Kjo nuk i ka ndalur banorët e zonës të festojnë në ambient të jashtëm. Rezultatin po e shihni vetë
SHBA
Pamja nga New Yorku (SHBA)
Angli
Këtu e shohim Londrën, të magjishme për festën e Vitit të Ri.
Francë
Qindra mijëra njerëz të mbledhur edhe në sheshin e Parisit.
Francë
Në pritje të shpërthimit të fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit.
Serbi
Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”.
Gjeorgji
Protestë e pak festë ka pasur edhe nëpër rrugët e Tbilisit në Gjeorgji. Edhe atje banorët janë duke protestuar qysh prej fundit të nëntorit, meqë kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së vendit, e cila ka marrë vendim për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Tajlandë
Ndërsa ky është Bangkoku i Tajlandës. Turistët shihen me anije shumëngjyrëshe duke shijuar këtë pamje panoramike të vendit.
Brazil
Viti i Ri mund të pritet edhe kështu – nëse jetoni në Brazil. Kushtet atmosferike mundësojnë edhe detin edhe festën e ndërrimit të moteve në të njëjtën kohë.
Japoni
Fotografi nga Tokio. Urimi për Vitin e Ri shihet përmes projektorit që reflekton në ndërtesën e Qeverisë.
Siri
Kjo fotografi është nga Damasku i Sirisë. Sirianët kanë thënë se kanë shumë për të festuar këtë herë. Pas disa dekadave, më 2024 është rrëzuar regjimi i liderit autoritar, Bashar al-Assad, dhe sirianët kanë thënë se më në fund po marrin frymë lirshëm. Ata kanë pritje të mëdha nga rebelët që janë ngjitur në pushtet, ndonëse ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë trazicioni mund të jetë e kushtueshme për të gjithë.
Shqipëri (Tiranë)