Si u sulmua Londra në 8 minuta, çastet e tmerrit, njerëz të shtrirë të rrugë

Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Anglisë Londra të tmerrohet. Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke marrë përpara kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market. Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”.

Detaje të sulmit: Shtatë të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Detaje të sulmit: Shtatë të vdekur dhe mbi 20 të plagosur (Foto/Video)

Londra është goditur sërish nga sulmet vdekjeprurëse, ku shtatë persona kanë humbur jetën në dy sulmet, ku në njëri furgon i bardhë u fut në trotuar dhe shkeli këmbësorët në urën e Londrës, derisa në sulmin e dytë disa persona kanë therur me thika klientët e një restoranti pranë Marketit Borough, shkruan Mirror.

Dëshmitarë të këtyre masakrave kanë deklaruar se tre deri në pesë persona janë futur në një restorant, dhe kanë filluar të therin më thika klientët duke ua prerë fytin, fytyrën dhe barkun, transmeton Telegrafi.

Shumë klientë të shokuar kanë vrapuar nga të gjitha anët duke shpresuar se do t’i shpëtojnë sulmit, ku shumë prej tyre në pamundësi për të ikur janë fshehur nën tavolina dhe karrige, kurse stafi mundohej me çdo kusht të mbyllte dyert për të parandaluar sulmin.

Policia raportohet se ka qëlluar për vdekje dy nga sulmuesit.

Ndërkaq, 20 persona janë lënduar në sulmin në urën e Londrës, ku një furgon i bardhë ka shtypur kalimtarët e rastit në trotuar.

E gjithë pjesa qendrore e Londrës ishte në kaos, derisa policia metropolitane ka konfirmuar se incidenti i tretë në Vauxhall nuk ka kurrfarë lidhje me dy sulmet e para – atë në urën e Londrës dhe në restorant pranë marketit Borough.

Sidoqoftë, policia gjithashtu ka konfirmuar se sulmi në urën e Londrës dhe ai në Marketin Borough, po cilësohen si “incidente terroriste”, ku ndër tjera kanë pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lidhur me sulmet në Londër ka folur edhe kryeministrja e vendit, Theresa May, e cila ka thënë se “incidentet e tmerrshme” në Londër janë duke u cilësuar si “sulme të mundshme terroriste”.

CNN: Terroristi theri një kameriere në një restorant në Londër

Dy persona kanë hyrë në një restorant në zonën Borough Market afër London Bridge dhe kanë therur me thikë dy persona brenda, ka cituar transmetuesi CNN një dëshmitar. Policia britanike ka thënë se po i përgjigjen incidenteve në qendër të kryeqytetit britanik, përcjell Insajderi.

Dëshmitari i ka thënë CNN-it se një kamariere është therur në fyt dhe një burrë është therur në shpinë, raporton Reuters.

ISIS pas sulmit: Së shpejti më shumë gjak dhe horror do të vijë në zemrat e pabesimtarëve

Të tre sulmet e Londrës ishin të planifikuara dhe ishin tre sulme të ndara, por ende askush nga organizatat e njohura terroriste nuk e ka marrë përgjegjsinë për sulmet.

Megjithatë mbështetësit e të ashtuquajturit Shtetit Islamik kanë qenë duke brohoritur incidentet në mediat sociale, raporton BBC.

Ndërsa gazetari i njohur Willian Graddick e ka publikuar një fotografi në Twitter me anë të së cilës shihet se ISIS e ka planifikuar sulmin qysh para një jave.

Në fotografinë e postuar në “Twitter” nga ai shihet se para rreth një jave një përdorues i Twitterit me emrin Abu Abdul, kishte postuar një fotografi në të cilën kishte shkruar: “Së shpejti më shumë gjak dhe horror do të vijë në zemrat e pabesimtarëve”.

Zbulohet një detaj shokues për terroristët e Londrës

Oficerët e armatosur u përballën dhe qëlluan të dyshuarit brenda tetë minutash në Londër.

Sipas mediave, gjatë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të mbrëmshëm me autobus dhe sulmeve me thika, kurse, 48 persona janë marrë në pesë spitale.Një nga të plagosurit është oficer i Policisë Britanike të Transportit, i cili u godit me thikë pas reagimit ndaj incidentit.

Gjendja e tij është serioze, por jo e rrezikshme për jetën.

Komisari i Policisë Metropolitane Mark Roëley tha të dyshuarit kishin veshur xhaketa që dukeshin si shpërthyese por më vonë u kuptua se bëhej fjalë për mashtrim.

Ai tha se aktualisht besohej se ishin përfshirë vetëm tre sulmues.”Ne jemi duke e trajtuar këtë si një incident terrorist dhe një hetim i plotë është në proces,” shtoi ai.

SHKARKO APP