Simon Calder, gazetari i famshëm i BBC dhe Independent, Shqipëria “ylli i këtij viti”
Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një vlerësim ekselent që vlen nga një prej personaliteteve më të rëndësishme të medias britanike, konkretisht Simon Calder, gazetarit të famshëmtë “BBC” dhe “Independent”.
“E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm.” shkruan Rama në postimin që ka bërë.
“Nëse po kërkon diçka të përballueshme shkoni në Portugali. Ata kanë një ofertë të shkëlqyer ose në Lindje, në Bullgari, apo Maqedoninë e Veriut. Dhe “ylli” i këtij viti është Shqipëria”, thotë ai, teksa po jepte këshilla për zgjedhjen e vendeve për të pushuar.
E gjitha ky vlerësim, përkundër asaj fushate denigruese që u bë për plazhe të braktisura dhe abuzime me çmimet, edhe pse statistikat dhe shifrat me kokëfortësinë e tyre përpiqeshin t’i bënin qëndresë errësimit të situatës së turizmit dhe baltosies së të vërtetës së këtij suksesi që ka rrëmbyer jo veteëm interesimin e turistëve të huaj, që kanë frekuentuar mrekullinë shqiptare, por edhe është bërë objekt trajtesash në mediat prestigjoze, dhe është cituar si një zbulim si në “The morning”, ku gazetari shprehet me nota vlerësuese për çfarë është dhe çfarë ofron turizmi shqiptar, Shqipëria me perlat e saj të bregdetit dhe qytetet e bukura, historinë befasuese, vlerat kulturore dhe kulinarinë.
AV