Situatë e tensionuar në Korcë para takimeve të Blushit dhe Ramës
Në ora 16.00 pritet të nis takimi i Ramës kurse në ora 17.00 i Blushit me socialistët e Korçës. Garda dhe policia të pranishme kudo, sidomos në zonën ku zhvillohen takimet, të cilat janë një orë mes njeri tjetrit. Në fakt Blushi e kishte lajmëruar më parë takimin,porse Rama e përshpejtoi mitingun dhe e la një orë para Blushit. Zyrat e bashkisë, administratës e çdo zyrë tjetër që paguhet nga shteti nga ora 14.00 janë të mbyllura, pasi po turren me vrap të shkojnë tek takimi i kryeministrit. Sipas stafit të Blushit krejt administrata në rrjesht e duke u numëruar emër për emër po nxiton tek takimi me numrin një të qeverisë, kurse tek salla ku do të jetë takimi i Blushit policia nuk lejon asnjeri të parkojë me makina apo autobuz si dhe në hyrje të rrugës janë vendosur oficerë të policisë kriminale që bëjnë presion mbi ata që duan të shkojnë në takimin e orës 17.00.
Policia sekrete po ndjek në çdo lëvizje deputetin Blushi, se më kë takohet dhe se duan të mësojnë nëse Blushi do të shkojë në takimin e Ramës që të marrë fjalën e të flasë para kryeministrit. Kësaj i ruhen shumë pjesa e shtabit të Niko Peleshit, i cili prej dy ditësh ndodhet me aspirina në xhep nga tensioni që i ka krijuar kjo situatë.
http://www.kohajone.com/2016/02/19/rama-per-ata-qe-u-merziten-po-ua-them-prape-qente-le-te-lehin/