Situatë kritike sidomos në Lezhë

Moti i keq me reshje shiu,por dhe me borë në zonat e thella ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për median tha se situata po monitorohet. Por situata me kritike mbetet në Lezhë, ku duhet patjetër ndërhyrje emergjente.

Panariti: “Situata më kritike ndodhet në qarkun e Lezhës. Kemi probleme dhe ujrat e larta. Siutata nën kontroll, kanalet kryesore janë të hapura. Ujrat janë në nivelin maksimal por nuk kemi situatë përmbytjes. Në Ishëm ujrat janë në nivel maksimal por nuk ka përmbytje. Në përroin e Zaranikës në Elbasan ka probleme të pjesshme

Panariti i cili informoi se po udhëton drejt qarkut të Lezhës. Ndërsa në kryeqytet po rëndohet situata tek Bregu i Lumit. Ushtria po futet në punë, ndërsa tek Lumi Lana ka probleme se ka dalë nga shtrati e po përmbyt gjithçka.

Në Zejmen të Lezhës situata është më problematike

Janë përmbytur disa shtëpi banimi dhe qindra ha tokë janë nën ujë. Banorët e lagjes “Gjerkaj” kërkojnë të evakuohen. Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë për të evakuuar. Për shkak të vërshimit të përrejve malorë është bllokuar aksi i vjetër që lidh Lezhën me Laçin.

lezhe2

Problem dhe në njësinë administrative të Shën Kollit. Raportime për përmbytje flitet dhe në njësinë adminsitrave të Blinishtit në zonën e Zadrimës por nuk flitet për banesa nën unë. Dhjetra ha tokë janë përmbytur. Shtabi i Emergjencave Civile ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Edhe lumi Mat është fryrë duke rrezikuar dhe argjinaturën.

Gjithashtu problematike shfaqet edhe zona e Gjegjanit. Aksi FushëArrëz- Mirditë ka pasur shembje masive të dherave, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Hyrja e tunelit të Gjegjanit u bllokua për një kohë të shkurtër. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se rruga ishte hapur. Në Pukë problematikë ka qenë dhe furnizimi me energji për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.

Problematikë është dhe situata në Qafë Thorë të Malësisë së Madhe e cila është bllokuar nga bora. Gjithashtu ka pasur probleme dhe me furnizimin e energjisë.

[youtube url=”www.youtube.com/watch?v=tSdvOilRYNI” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP