Situatë problematike nga ngrica dhe bora. Ja situata momentale e rrugëve

Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës nga bora, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë mëngjes.

Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë:

Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bore arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në segmentit rrugor Pukë – Fushë Arrëz tani, Rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.

Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli.

Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik – Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshejt e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë.

Përdoruesit e rrugës të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë në rrugët për të cilat njoftuam që qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Sinoptikanët parashikojnë rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat do të arrijnë mbrëmjen e sotme në -13 gradë celsius.

Në Tiranë temperaturat pritet të zbresin këtë javë deri në -9 gradë celsius, ndërkohë që do të ketë dhe reshje të dobëta shiu.

Parashikimi i Motit sipas MeteoAlb
Sonte gjate nates priten reshje te dobeta shiu e debore. Qe nga dita e neserme dhe ne vijim priten renie e ndjeshme e temperaturave deri ne -13 grade ceicius.

kjo situate vjen si pasoje e ardhjes se masave ajrore polare duke perfshire te gjithe rajonin madje duku u afruar deri ne veri te Afrikes.

Temperturat e uleta pritet te qendrojne per 6 -7 dite me pas pritet rikthim i vlerave te tyre normale.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/terbohet-moti-ne-shqiperi-temperaturat-shkojne-ne-13-grade-611955/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP