Skandal/ Dalin në publik tezat kur akoma maturantët zhvillojnë provimin (Fotot)
Ashtu si edhe provimet e tjera, edhe në provimin e detyrueshëm të Gjuhë Letërsisë në maturën shtetërore, kanë dalë tezat para futjes në sallat ku do mbahet provimi.
Fotot e tezave janë duke qarkulluar në rrjetet sociale edhe pse provimi ka filluar në orën 10:00. Edhe pse u paralajmërua se nuk do të kopjohet, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Fotot e ndryshme të publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa e lehtë është të kopjosh në një provim mature dhe sa lehtë mund ta fotografosh tezën.
Nga ana tjetër, provimet e maturës zhvillohen gjithmonë në muajin qershor dhe shpesh përkojnë me zgjedhjet. Këto të fundit kanë ndikimin e tyre në proces. Ku shpesherë u premtohen teza e përgjigjet nxënësve në këmbim të votës.