Skandal diplomatik. Hollanda ndalon Edi Ramën për verifikim në aeroport
Edi Rama ka udhëtuar direkt pas ceremonisë së marrjes së detyrës nga Presidenti Ilir Meta, drejt Hollandës. Eshtë nisur në ora 00.14 minuta nga aeroporti i Rinasit në Tiranë me një avion charter, ku udhëtonte i vetëm. Natyrisht misioni i vizitës, natën në Hollandë, nuk dihet, por ai është kryeministri i Shqipërisë dhe nuk mund të ndalohet e kontrollohet ashtu sikurse vijnë lajmet nga Hollanda. Në momentin e ndalimit dhe kontrollit të Edi Ramës nga policia e aeroportit hollandez ka qëlluar të jetë një shqiptare e rastësishme e cila ka nisur për mediat fotot nga momenti i ndalimit të kryeministrit të Shqipërisë. Fotot flasin vetë, ndonëse nuk kemi akoma sqarim nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, se si janë sjellë policia hollandeze ndaj shefit të qeverisë shqiptare, ndonëse duket nga fotot se po i kërkojnë sqarime.
Një shqiptar tjetër që po kalonte në atë moment ka dëgjuar këtë dialog në anglisht mes kryeministrit Rama dhe policisë:
-Ku do shkoni?- e pyeti policia- Dhe pse me pasaportë diplomatike?
-Jam kryeministri i Shqipërisë!
-Aha, ti kryeministër?! Hajde hajde pak të pyesim!- foli polici.
-Jam Kryeministër! Nuk keni të drejtë as të më vononi!- insistoi Edi Rama.
-Hajde ore këtu! Na qenke edhe me atlete si kryeministër!- e ndërkohë mbërritën edhe policë të tjerë.
-Qenkeni si Saliu!- ironizoi Rama. Ata e shikonin dhe herë i hidhnin sytë te atletet e herë te pasaporta diplomatike. Nuk besonin. Ndërkohë shqiptari i cili banonte në Hollandë u thotë policëve se është kryeministri i Shqipërisë.
-Epo mirë! Na fal, por tjetër herë vish këpucë dhe na lajmëroni me anë të kanalëve diplomatike- Dhe e lanë të lirë.
Një kryeministër, aq me tepër, kur ka edhe pasaportë diplomatike, nuk mund të ndalohet apo shoqërohet nga policia e kujtdo shteti. Ai ka status diplomatik dhe imunitar. Natyrisht policia e aeroportit hollandez mund të jenë nisur se si ka mundësi një kryeministër shteti të udhëtojë veshur me atlete dhe pa shoqërues. Aq me tepër me mjekër dhe me çantë sportive në shpinë duhet të kenë dyshuar për ndonjë element terrorsit, por derisa ai ka paraqitur pasaportën diplomatike nuk kishte pse policia t’i kërkonte sqarime kryeministrit shqiptar. Kur trajtohet kryeministri në këtë mënyrë merret me mend se si i trajtojnë shqiptarët e thjeshtë.
Vajtja e kryeministrit Rama në Hollandë, në shtetin ku është nënshtetas edhe lideri i PD-së Lulzim Basha, flitet për teori konspirative se Edi Rama do të presë të mbërrijë nga Tirana nesër Lulzim Basha. Sot Basha ka takime politike në Tiranë, por burime nga PD tregojnë se do udhëtojë drejt Hollandës. Edhe miliarderi shqiptar Saimir Mane po udhëton drejt Hollandës me linjën Tiranë-Vjenë-Amsterdam. Miliarderi Mane njihet si njeriu kyç në marrëveshjet e mëdha të fshehta politike, por që përherë preferon të thotë se “nuk di gjë!”.
A mos ka takim Rama-Basha-Mane në Hollandë, pas takimit në Vjenë para dy viteve dhe marrëveshjes në mesnatën e datës 18 maj 2017, i njohur si pazari Rama-Basha? Ç’po gatuan Edi Rama në Hollandë?
Gjithsesi fakti që kryeministri Rama është ndaluar e shoqëruar kërkon një reagim të fortë të ministrisë së jashtme shqiptare ndaj palës hollandeze. Duhet reagim diplomatik edhe nga kryetari i shtetit shqiptar Ilir Meta, pasi i është ndaluar padrejtësisht nga policia hollandeze, kryeministri i shtetit.
Reagon ish-kryeministri Berisha
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook, ku shfaqet Kryeministri Edi Rama në aeroportin e një vendi të Bashkimit Europian.
Sipas Berishës, Rama udhëtoi me avion privat nga Rinasi drejt një vendi të BE, por është ndaluar nga autoritetet për kontroll në aeroport.
“Parmbrëmë vonë u nis me çarter privat si sheik nga Shqipëria por bllokohet si suspekt gjatë një kontrolli nga policia në aeroportin e një vendi të BE!
Nuk dihet nëse çarterin e paguan takspaguesi shqiptar apo dikush e peshoi në çarter Noriegën shqiptar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas fotos të publikuar nga ish-Kryeministri Berisha, Rama duket i veshur casual dhe me atlete.
Në foto: Kryeministri Rama duke u kontrolluar dhe pyetur në aeroport nga policia hollandeze