Skandal në Durrës. Gjykata shkel Kushtetutën me urdhër të Ramës

Një shkelje e paprecedentë kushtetuese ka ndodhur sot në Gjykatën e Durrësit. Dy ditë pasi kjo gjykata ka dhënë një vendim të ligjshëm për mos dhënien e mandatit të Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit, një tjetër gjyqtar i ka dhënë asaj të drejtën të jetë kryebashkiake.

Sipas ligjit, gjykata e së njëjtës shkallë nuk mund të marrë një çështje në shqyrtim dy herë.

Vendimi i marrë sot nga gjyqtari, Shpëtim Reka, erdhi pas kërkesës me shkrim që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama. Vendimi Gjykatës së Durrësit për mos dhënien e mandatit mund të rrëzohej në Gjykatën e Apelit, por jo nga e njëjta gjykatë me një tjetër gjyqtare. Nga ana kushtetuese një akt i tillë është skandal i padëgjuar deri më sot në sistemin e drejtësisë. Me urdhër politik, Edi Rama ka rrëzuar një vendim gjykate dhe ka urdhëruar ndryshimin e gjyqtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar të enjten me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako. Shorti i ra gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve. Të njëjtën strategji pritet që PS-ja të ndjekë edhe me Vorën, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Durrësit, PS i është drejtuar me të njëjtën kërkesë anti-ligjore edhe Gjykatës së Tiranës për mandatin e kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit dy ditë më parë për mos njohjen e mandatit

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e kandidates së PS-së Valbona Sako për konfirmimin e mandatit të saj si kryebashkiakja e Durrësit për 4 vitet e ardhshme. Në vendimin e sotëm i cili mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm.

Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme:
• Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore në datë 24/04/2019
• Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit
• Për nxjerrjen e rezultatit të votimit
“, thuhet në vendimin e siguruar nga faxweb.al

Rrëzimi i kësaj kërkesë nga shkalla e parë e gjyqësorit vjen si risi pas konfirmimit të disa mandateve për kryebashkiakë në disa bashki të vendit nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe. Valbona Sako kandidate e PS-së për zgjedhjet vendore në Durrës garoi përballë kandidates së Bindjes Demokratike Valbona Sakollari duke fituar me epërsi të ndjeshme.

Lexoni edhe

 

Valbona Sako, Edi Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?