Skandal, Presidenti Thaçi lë në mes intervistën se nuk i pëlqeu sondazhi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të RTV Ora News, Beti Njuma. Kjo ndodhi kur presidenti është pyetur për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala.

Kur presidentit Thaçi iu bë pyetja  lidhur me sondazhin “Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi” mësohet se Thaçi është larguar duke ndërprerë intervistën.

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.

Beti Njuma e pyeti “Përse ishte ky perceptim i publikut?

Mësohet se sapo ka dëgjuar pyetjen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe Presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.

/Ora News/

 

SHKARKO APP