Skandal/Qeveria rrit rrogën e anëtarëve të gjykatës kushtetuese me 6.5 milion lekë në muaj!

Nga Jonida Halili-

Mazhoranca ka manifestuar hapur sot se ka ndërmend të blejë votat e çdo anëtari të gjykatës kushtetuese duke iu rritur rrogën në mënyrë marramendëse. Nuk ka asnjë logjikë financiare në hierarkinë e shtetit që paga më e lartë në Shqipëri të jetë dyfish apo edhe me shumë se paga e Kryetarit të Shtetit dhe e gjyqtarëve të gjykatës së lartë.

Pa fyer askënd, por një gjyqtar në gjykatën kushtetuese (GJK) nuk ka punë dhe impejimin apo stresin që ka një anëtar i gjykatës së lartë. Apo të prokurorëve të SPAK-ut që po bëjnë punë titanike, duke arrestuar qeveritarë të lartë apo grupet më të rrezikshme kriminale.

Një gjyqtar në gjykatën e lartë gjykon në një muaj me shumë vendime se sa krejt gjykata kushtetuese në një vit! Dhe për me tepër vendimet e një gjyqtari të gjykatës së Lartë (GJL) janë të një përgjegjsie të madhe, sepse prek interesat e njerës palë në gjykim apo mund të firmosë për burgime të përjetshme, ku rrezikohet familja e tij dhe vetë gjyqtari. Ndërsa gjyqtari kushtetues, ndonëse emrin e ka të madh, “kushtetues”, por  nuk ka rrezik për jetën e tij apo të familjes.

Në botë janë vrarë gjykatës të lartë apo prokuror antimafie, por kurrë gjyqtar kushtetues. Ndaj ky veprim i qeverisë është bërë për ti “blerë” ata që të mos kthejnë ligje apo në raste të rrezikshme ti ketë qeveria si “militantë” të saj. Natyrisht që nuk mund të akuzohet kushtetuesja, por nisur nga shumëpushtetet e qeverisë, jepet alarmi se më këtë mënyrë qeveria ka gjetur shtegun e pazarit, duke iu rritur rrogat, sa çdo qytetari apo pensionisti i ikën mendja kur dëgjon 6.5 milionë lekë në muaj një rrogë!

Projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese, parashikon që paga mujore e një gjyqtari kushtetues të jetë rreth 644 mijë lekë, ndërsa e kryetarit të kësaj gjykate në vlerën rreth 773 mijë lekë. Ky projektligj u konstestua nga disa anëtarë të Komisionit si “i palogjikshëm dhe i pabazuar”.

Një prej deputetëve që ishte kundër, është Fatmir Xhafaj, ish-ministër drejtësie dhe një prej profesionistëve më të mirë shqiptarë në fushën e drejtësisë.

“Dini ndonjë rast kur Gjykata Kushtetuese ka dënuar ndonjë me burgim të përjetshëm? Po që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë hequr dorë nga privatësia dhe janë kushtëzuar në një sërë të drejtash dhe liri që u njeh kushtetuta, që i barazoni në këtë mënyrë?”, pyeti Fatmir Xhafa.

“Thoni se ka funksione kontrolluese. Kontrolli i Lartë i Shtetit i kontrollon të gjithë. Atëherë i japim KLSH-së një status të veçantë page. Pse nuk ia japim? Pse qenkan mbi deputetët? Këta bëjnë një vendim në 12 muaj, deputetët nxjerrin çdo ditë ligj. Cili është kriteri?” tha Xhafa, ndërsa shtoi se gjendeshin “në një rreth pa kritere, pa shumë logjikë”. Ndërkohë deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi: “Sigurisht që qeverisë do t’i interesojë se pas kësaj asnjë ligj i qeverisë nuk do të rrëzohet. Ky është një ligj klientelist ku shkëmbehen favore mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë,” shtoi Bylykbashi.

Në përfundim, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi me 12 vota pro projektligjin. Nga 14 anëtarët e pranishëm të Komisionit për Çështjet Ligjore votoi kundër Bylykbashi, ndërsa deputeti Fatmir Xhafa abstenoi.

Paga e gjyqtarit kushtetues është më e lartë, por nëse rritet paga e gjyqtarit kushtetues duhet të jetë në raport të drejtë edhe rritja e pages së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.

Sot ligji në fuqi e barazon pagen e gjyqtarit kushtetues me pagen e Kryetarit te Gjykates së Lartë.

Ky raport duhet ruajtur në mënyrë të arsyeshme dhe jo disproporcionale. Prandaj, nëse rritet paga e gjyqtareve të GJK duhet te rritet edhe gjyqtarëve të Gjykates së Lartë. Me këtë rast qeveria të rrisë edhe pagat e Prokurorëvë të SPAK dhe gjyqtarëve të posaçëm.

Por duket se qeveria ka hallin si të bëjë për vete gjykatën kushtetuese, pasi ajo mund ti rrëzojë ligje dhe VKM.

Dhe një mënyrë për ta futur në dorë është; rriti rrogën sa ti çmendësh dhe ata nuk do të rrëzojnë qeverinë!

SHKARKO APP