Skandal/Televizionet bojkotojnë sot protestën e studentëve. Frikë nga kryeministri

Mijëra të rinj në shkallë vendi kanë dalë sot në protestë për të kërkuar plotësimin e kushteve për një arsim më të mirë në vend. Protesta e madhe aktualisht po zhvillohet në Rrugën e Durrësit, përballë godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjithashtu, por protesta kanë nisur në gjithë universitetet publike në qytete të tjera.

Ajo që bie në sy në këtë tubim është se asnjë televizion kombëtar apo rajonal nuk pasqyron protestën e studentëve dhe as kërkesat e tyre. Me disa përjashtime të vogla, mediat sikur të jenë sinkronizuar me qeverinë, kanë bllokuar pasqyrimin e qëndrimeve të studentëve, të cilët kanë paraqitur dhe një listë me kërkesa drejtuar qeverisë dhe kryeministrit.

Janë të njëjtat media, të cilët gjatë gjithë paradites pasqyrojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili thotë se i ka plotësuar gjithë kërkesat e studentëve dhe nuk pasqyrojnë asnjë nga reagimet e studentëve.

Janë të njëjtat media që nuk harrojnë asnjë kronikë dhe aktivitet të ERTV së Ramës pa e transmetuar “LIVE”, të cilët sot kanë vendosur që të heshtin për një protestë model që po zhvillojnë të rinjtë. Nuk janë as përfaqësues të partive politike dhe as të rinj që keqpërdoren, por studentët të cilët kërkojnë nga qeveria që të bëjnë detyrat e saj.

Kjo që ndodh me mediat televizive shqiptare është një presion i hapur i kryeministrit Rama ndaj pronarëve të tyre. Eshtë tragjike, por edhe komike, pasi ndërkohë që vrapojnë të japin live çdo drejtor të pushtetit, nga ku burojnë tenderime apo koncensione, nuk guxojnë të transmetojnë live protestën e studentëve mu në mes të Tiranës.

Kryeministri Rama pasi ka kthyer parlamentin me donkishotë, ka ndryshuar qeverinë me ministra aspak socialistë, ka futur në dorë prokurorinë, po zapton gjykatat, ka lenë vendin pa gjykatë kushtetuese, pa gjykatë të lartë, kurse tani mbylli edhe zërin e lirë të mediave televizive.

SHKARKO APP