Skandali/ Autorët e atentatit kanë fikur energjinë elektrike në momentin e vrasjes

Grupi hetimor ka konkluduar se autorët janë nisur nga zona e Niklës drejt Rinasit me një automjet tip “Toyota”, me qëllim të qartë për të ekzekutuar atentatin.Dyshimet janë të forta se kanë ndërhyrë për fikjen e energjisë elektrike përgjatë itinerarit Nikël–Rinas, për të bllokuar kamerat e sigurisë dhe për të humbur gjurmët pas krimit. Kjo po hetohet se kush ka fikur energjinë elektrike, sepse duket se gjithçka ka qenë në përfeksion.

Fikja e energjisë elektrike është konsideruar një element i planifikimit të avancuar logjistik, që synonte të pengonte ndjekjen në kohë reale të automjeteve.

Kjo taktikë është parë edhe në raste të tjera të ngjashme mafioze, duke e përforcuar pistën e një organizimi profesional me mbështetje logjistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet për rrjetin e informatorëve

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve paraprake:

Autorët dyshohet të kenë pasur informatorë në Spanjë (nga ku nisën viktimat) dhe brenda aeroportit të Rinasit.

Personi i dyshuar si “syri” në terren ka ndjekur çdo lëvizje të viktimave që nga momenti i daljes nga aeroporti deri në parkim, duke sinjalizuar në kohë reale autorët që ndodheshin në automjetin “Toyota”.

Ky informator ka një rol kyç në zbardhjen e ngjarjes, dhe policia është në fazën e shpalljes së tij në kërkim.

Dinamika e atentatit

Sipas rindërtimit nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët:

Makina “Toyota” ka mbërritur në rrethrrotullimin e Rinasit dhe ka pritur për rreth 10 minuta me motor në punë.

Sapo automjeti “Benz” i Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit është afruar, autorët kanë hapur zjarr me tre armë automatike tip “Kallashnikov”.

Njëri nga autorët ka zbritur nga makina, i maskuar dhe me kapele, duke qëlluar nga afër për t’u siguruar që Dani të mbetej i vdekur në vend.

Pas ekzekutimit, autorët janë larguar në drejtim të Niklës.

Largimi dhe asgjësimi i provave

Mjeti “Toyota” është gjetur më pas i djegur në zonën e Niklës.

Brenda tij janë gjetur katër armë zjarri – tre kallashnikovë dhe një pistoletë – të përdorura në atentat.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se targat e mjetit ishin të vjedhura në Greqi një vit më parë, sipas një skemë tipike të përdorur në krimet mafioze.

Numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga flakët, duke e vështirësuar identifikimin përfundimtar të mjetit.

Hetimet në zhvillim

Policia dhe prokuroria po verifikojnë:

Të gjitha mjetet dhe personat që kanë qëndruar për periudha të gjata në zonën e daljes së aeroportit.

Pamjet filmike të kamerave të Aeroportit “Nënë Tereza”, parkingut dhe rrugës drejt Fushë-Krujës.

Pista të mundshme të bashkëpunimit me strukturat kriminale të Niklës, një nga zonat më të njohura për aktivitet të organizuar kriminal.

Lidhjet ndërkombëtare të grupit, për shkak të itinerarit Spanjë–Tiranë dhe sinjalizimeve për informatorë në vendet e BE-së.

Elementet që e kualifikojnë si atentat mafioz

Planifikim paraprak dhe ekzekutim profesional.

Përdorim i armëve të shumta dhe mjeteve të vjedhura.

Koordinim mes informatorëve brenda dhe jashtë vendit.

Asgjësim i provave me djegie të automjetit dhe ndërhyrje në energji.

Zgjedhja e momentit të kthimit nga jashtë vendit për të shmangur ruajtjen e përhershme nga viktimat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?