Skandali i radarëve. LSI: U nxorën jashtë funksionit në kulmin e trafikut

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama deklaroi sot se grupi parlamentar i LSI do të kërkojë sqarime në Komisionin e Sigurisë Kombëtare lidhur me mosfunksionimin e radarëve.

Në një komunikim për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, Rama u shpreh se kemi të bëjmë me një skandal pas të cilit nuk fshihen vetëm probleme menaxhimi të radarëve, por edhe motive që mund të kenë të bëjnë me trafikun e drogës.

Rama argumentoi se radarët e monitorimit detar janë nxjerrë jashtë funksionit gjatë vitit 2015-2016. Rama shtoi se kjo kohë përkon me kulmin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Përfaqësuesi i LSI-së shtoi se një arsye tjetër se përse do të kërkohen sqarime ka të bëjë më cenimin e sigurisë kombëtare.

Për funksionimin e radarëve ka janë investuar miliona lekë. Ndërkohë që nxjerrja e tyre jashtë funksionit provohet në letërkëmbimet mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë. Të gjitha institucionet pranojnë problemet që kanë ekzistuar në funksionimin e aparaturave, por nuk japin shpjegime se përse ka ndodhur kjo dhe kush janë përgjegjësit.

Për radarët detarë, ose siç njihen ndryshme, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) shteti shqiptarë paguan 97 milionë lekë në muaj një kompani private. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë detyrën e kontrollit të hapësirës detare, si detyrë parësore për sigurinë kombëtare, por edhe për NATO-n, pjesë e së cilës jemi.

Zëvendëskryetari i LSI tha sot se jemi para një skandali të parmasave të mëdha, për të cilin duhet të reagojnë institucionet e shtetit duke nisur që nga prokuroria.

VIDO/DEKLARATA E BËRË SOT NGA LUAN RAMA

https://www.facebook.com/luanrama.al/videos/1388778927901473/

SHKARKO APP