Skandali “Panama Papers” ngre në protesta popullin në Islandë

Nuk vonon që skandali financiar të kthehet në revoltë popullore kundrejt qeveritarëve. Sonte e kanë nisur islandezët. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Sigmundur David Gunnlaugsson, emri i të cili u publikua në skandalin e “Panama Papers”.

Opozita do të kërkojë votëbesim në parlament për kryeministrin dhe kabinetin e tij qeveritar, dhe për të shkuar më pas në zgjedhje të parakohshme.Të hënën në mbrëmje kanë nisur dhe protestat. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur në kryeqytetin Reykjavik para Parlamentit.

is2

Pas kësaj, presidenti Olafur Ragnar Grimsson ka ndërprerë udhëtimin në SHBA, raporton televizioni publik RUV.

Publikimi i dokumenteve nga “Panama Papers” ka shkatërruar besimin e publikut te lidershipi i tij dhe kjo mund të ketë ndikim edhe tek reputacioni ndërkombëtar i Islandës.

Gunnlaugsson, i cili qeveris që prej vitit 2013, është zbuluar se ka lidhje me kompani jashtë vendi për efekt taksash.

SHKARKO APP