Skandali:Tirana me 1 milionë banorë me 3 ambulanca në gjendje pune !

Sot në komisionin parlamentar të shendetsisë të thirrur për t’u dëgjuar mjekët e urgjencës së Tiranës, të cilët do t’i shkrihet institucioni me urdhër të ministrisë së shendetsisë, thanë para deputetëve se krejt urgjenca e Tiranës ka mbetur vetëm me 3 ambulanca! Një skandal i pa dëgjuar, kur dihet se dhe në rrethet me të largëta të vendit kanë dy ose tre ambulance. Pra kryeqyteti me mbi 1 milionë banorë ka në gatishmeri vetëm tre ambulance!

Ndërkohë ministria e shendetsisë po e shkrin urgjencën qendrore në kryeqytet me argumentin për ta shpërndarë nëpër disa qendra të Tiranës. Mundet të jetë një studim i mirë, porse kur sot ka vetëm tre ambulanca në punë kjo është për të vënë duart në kokë, se si ka mundësi të lejohet kjo gjendje? Ndërkohë që ministria e shendetsisë ka tenduar deri tani për dy vjet mbi 370 milionë euro tendera në krejt Republikën! Si mundet të mos kursenin të paktën 200 mijë euro për kryeqytetin e ti pajisnin me 10 apo me shumë ambulance të reja? Por edhe personeli mjeksor i urgjencës duhet shtuar, ndonëse e të jenë më të përgjegjshëm në punë, sepse ka plot raste kur merr numrin e ambulancës dhe të lenë derisa të vdesësh e më pas vijnë !

Në komisionin parlamentar të shendetsisë kreu i grupit parlamentar të LSI theksoi se personeli i urgjencës duhet shtuar e nuk duhet mbyllur, duhen me shumë ambulanca për Tiranën e një organizim me përfekt. Urdheri i ministrit Beqja duhet pezulluar derisa të kemi një strategji shendetsore për Tiranën nga ministri.

SHKARKO APP