Skandaloze/ “Gallup”, 56 përqind e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria

-Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë për emigrimin. Jemi më keq se Siria, Kongo, Nigeria dhe vendet që janë në luftë civile.

Një sondazh i kryer nga instituti ndërkombëtar “Gallup” tregon disa të vërteta të frikshme për Shqipërinë. Sipas sondazhit 56 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Sondazhi përfshihen vitet 2012-2016 dhe Shqipëria bën pjesë në shtetet që kanë pësuar rritjen më të madhe të  njerëzve që duan të largohen nga shteti i tyre. Në të njëjtin sondazh, në vitin 2012 ishin 36 përqind e qytetarëve që donin të emigronin nga vendi. Në tre vite rezulton se gati është dyfishuar. Kompania “Gallup”, me qendër në SHBA, është e specializuar në kryerjen e sondazheve me një përvojë 80 vjeçare. Të dhënat e këtij studimi janë alarmante. Shifra është ndër më të lartat në botë. Në vend të parë është Sierra Leone, një vend me konflikte të përgjakshme civile, në vend të dytë Haiti dhe në vend të tretë vjen Shqipëria. Çuditërish jemi vendi anëtar i NATO dhe kandidati për në Bashkimin Europian që ka përqindjen me të lartë të emigrimit. Sipas të dhënave, nuk jemi më keq se çdo vend i rajonit, por kemi arritur rekorde globale që nuk i kanë as vende me probleme serioze dhe luftëra. Kjo për shkak të qeverisjeve, politikave qeveritare për mirëqënien dhe zhvillimin si dhe korrupsionin gjigand e krimin.

Të dhënat e këtij studimi kanë vetëm një fakt që duhet të bëjë të mendohen të gjitha partitë që janë sot në fushatë. Shqiptarët po ikin nga vendi. Kjo është e dhëna alarmante që duhet të kishte vënë në lëvizje gjithë shtetin dhe çdo institucion që shqetësohet për të ardhmen e vendit.

Një shifër e tillë është edhe një shuplakë për politikën dhe dy partitë që kanë qeverisur këtë vend. Gjatë 15 ditëve po dëgjojmë nga qeveria dhe Kryeministri Edi Rama se këto 4 vite janë bërë investimet më të mëdha në vend, se këto 4 vite vendi po kryen reformat që nuk janë kryer që nga koha e Ismail Qemalit. Po dëgjojmë se shqiptarët janë më mirë se në çdo qeverisje të mëparshme. Po dëgjojmë se askush nuk duhet të ankohet se Republika e Re e Lulzim Bashës do bëjë reforma edhe më të thella sesa këto të Ramës. Por çfarë reforme do bëjnë Rama e Basha, kur janë bashkë kokë e këmbë? Kur kanë ndarë pazarin për ndarje torte.

Çfarë vlerë kanë mitingjet me drita dhe ekzaltimi i atyre që kërkojnë të marrin “timonin” e qeverisë për 4 vitet e ardhshme? Të gjitha bilancet dhe premtimet elektorale i rrëzon vetëm një shifër. Më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të ikin. Kaq mjafton për të treguar se qeverisja ka dështuar në mënyrën më të turpshme. Të vërtetat janë të hidhura, por duhen thënë deri në fund. Sondazhi tregon se shifra e shqiptarëve që duan të emigrojnë është rritur më shumë gjatë vitit 2012-2016. Është koha qeverisjes së Rilindjes dhe çdo koment për suksesin e reformave do të ishte i tepërt.

Ata që kërkojnë sot vota me fjalime të fryra dhe premtime dorëlëshuara duhet minimalisht të mbajnë përgjegjësi. E kanë bërë Shqipërinë një vend të pabanueshëm dhe po detyrojnë qytetarët të ikin. Të ikin, nga sytë këmbët, me mundësinë e parë që u jepet për të zgjedhur një jetë të re.  Ky eksod masiv që po ndodh këto vite nuk është thjesht keqqeverisje. Ky është një krim dhe gjenocid që politika po i bën vendit. Shumica e njerëzve që duan të largohen janë të rinjtë, madje nga ata që kanë përfunduar studimet dhe nuk e shohin më të ardhmen e tyre në këtë vend.

Kujt i hynë më në punë Rilindja apo Republika e Re dhe pretimet, kur askush nuk ndjehet më i sigurt të jetojë dhe të krijojë familje në këtë vend. Nëse vazhdohet me këtë ritëm këtu do të jenë vetëm një grup politikanësh që kanë nxjerrë popullin jashtë shtetit.

“Gallup” është institucioni me serioz botëror. Ai nuk është si sondazhet italiane që bëhen në zyrat e kryeministrisë apo atij që paguan me shumë. Ndaj dyshja Basha-Rama duhet të mendohen mirë për këtë krim kombëtar që po largon rininë nga vendi. Të dy kanë qenë emigrant si Rama dhe si Basha, ndaj duhet ta dijnë sa e dhimshme është kjo që po i bëjnë rinisë shqiptare duke e nisur në emigrim për shkak të mosbesimit të qeveria dhe opozita.

Kjo shifër duhet të ngre opinionin public në këmbë dhe ti thotë ndaj kësaj dyshe që po bën Pazar për interesa private dhe nuk kanë asnjë program ekonomik për ta ndalur emigrimin.

E tmerrshme, 56 përqind e shqiptarëve duan të ikin me vrap nga Shqipëria për shkak të keqeverisjeve dhe krimit.

SHKARKO APP