Skema:Basha -kryeministër, Berisha-president, Meta-kryetar parlamenti
Sot mediat online kanë shkruar për rrëzim të qeverisë Rama . Ja se ç’shkruan lapsi, por skema është ndryshe nga sa shkruhet:
Por e vërteta është krejt ndryshe. Nëse Edi Rama nuk pranon draft konsensual për drejtësinë atëherë PD-LSI-PDIU nuk do të shkojnë në referendum për drejtësinë me kryeministër Ramën, por me një formule të re: Zgjedhje të parakohshme dhe referendum në një ditë me kryeministër jo Edi Ramën, por pikërisht antiRamën, deputetin e njohur të PS-së, Ben Blushi. Pas zgjedhjeve do të vendosin se kush do të jetë kryeministër. Mendohet më pas Basha kryeministër, Berisha president dhe Ilir Meta përsëri kryetar parlamenti. Por do të marrë LSI-ja ministrin e Brendshëm me Ylli Manjanin. Ndërsa PS kalon në opozitë sepse nuk bën dot qeverinë edhe pas zgjedhjeve.
Ndërkohe nuk dihet asi nën mëngë i Edi Ramës, i cili po mendohet tani që ti çoj vetë për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme të gjithë duke qenë vetë kryeministër. Loja ka nisur!