Sonte/Skënderbeu kampion, Partizani humbet,kurse Sevila fiton Ligën UEFA

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=VqFk-2GmAG4″ width=”560″ height=”315″]

Sonte per kampionatin shqiptar ekipi i Skënderbeut shpallet kampion i Shqipërisë në futboll për sezonin 2015-2016. Ndersa ne finalen e Liges UEFA ndeshja mes Liverpulit dhe Seviles u mbyll 1 me 3 , duke u shpallur ekipi spanjoll per here te trete rrjesht fitues.
 Ja kronikat e këtyre ndeshjeve
Skenderbeu fiton ne Vlore:
Ky është titulli i gjashtë radhazi për korçarët, të cilët nuk falën as ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit të Vlorës, duke fituar me rezultatin e pastër 2 me 0.  Ndërkohë pretendenti tjetër për titull, Partizani, u mund në Tiranë nga Teuta e Durrësit me rezultatin 2 me 1.

“Vulosja” e titullit kampion për këtë sezon ishte lënë për në ndeshjen e fundit për shkak të diferencës së ngushtë me 2 pikë mes Skënderbeut dhe Partizanit të vendit të dytë.

Ky titull për korçarët është edhe një rekord më vete për trajnerin Mirel Josa, i cili e ka titullin e pestë radhazi në karrierën e tij. Me nisjes e sezonit të ri pritet që Skënderbeu të luajë edhe në kupat e Europës.

Vërshëllima e fundit të gjyqtarit Enea Jorgji në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës bëri që të shpërthejë festa në kampin korçar. Futbollistët dhe tifozët festuan marrjen e trofeut të 7-të në historinë e klubit dhe të gjashtit në rradhë.

I pari që u fut në fushë ishte trajneri Mirel Josa, i cili takoi futbollistët një e nga një.

Ate  kanë ngritur trajnerin peshë duke e hedhur në ajër.

Të gjithë lojtarët kanë përshëndetur edhe tifozëve korcarë që kishin shkuar në stadium.

Në fushë zbriti edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj që iu është bashkuar futbollistëve dhe festës së tifozëve.

Edhe ai eshte ngritur peshe nga lojtaret.

Festa e vërtetë e Korçës bëhet të enjten në stadiumin e Korçës në orën 20:00.

 

 Ja se ç’ndodhi në ndeshjen e Partizani-Teuta

Ka qenë e mbushur tribuna VIP e “Qemal Stafës” edhe këtë ndeshje të fundit të këtij sezoni të Superligës.

Tifozët e Partizanit nuk e kanë fshehur zhgënjimin e tyre jo për humbjen 1-2 nga Teuta, por që edhe këtë herë nuk e prekën dot kupën e kampionit.

Në këto foto të publikuara në rrjetet sociale duket Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama që nuk e ze vendi dhe vetëm flet. Më pas dikush e ngushëllon për humbjen.

Olsi Rama

Erion Braçe qau. E ka pranuar vetë në faqen e tij në Facebook ku pretendon se kampionati u trukua dhe se ndeshja e Vlorës u ble. “Po, me shkuan dhe lot!! Besoj qe Sokol Balla prej Top Channel u interesua per kete; Nuk me vjen turp ta them, nje burre qan edhe per pasionet e tij, PARTIZANI eshte njeri. Por e dini cfare; Lote me shkuan per GAREN qe vdiq edhe nje here tjeter sot” – shkruan ndër të tjera Braçe, sipas lapsit.

Mico Papadhopuli, Presidenti i Partizanit Gaz Demi, deputeti Erjon Brace dhe Muhamet Malo,

Ç’mund të themi për Çiljetën. E ka mbytur mërzinë me cigare ndërsa pjesën më të madhe e ka kaluar në telefon.

13235578_507180606143007_5813119098115079025_o

 

 Ndeshja Liverpul- Sevila

Sevila përmbys rezultatin nga 1 me 0 në 1 me 3 dhe fiton Kupen e UEFA-s

sev

Ne Basel te Zvicres u zhvillua finalja e Liges se UEFA-s mes Liverpulit dhe Seviles. Ne pjesen e pare fito Liverpuli me gol ne minuten e 35 te shenuar nga Sturridge ndersa ne pjesen e dyte ekipi spanjoll e nderroi skemen e lojes duke shenuar tre here ne minutat e 46, 64 dhe 70 dhe fitoi keshtu Ligen e Kupes se UEFA-s.

Ekipi spanjoll eshte hera e trete qe e fiton kete Kupe.

SHKARKO APP