S’mund të mbrojë dot qytetarët nga vjedhja, një opozitë që nuk mbron dot as deputetët e saj!
Berisha deklaronte se do të bëhej nami në vend, se nuk kishte më pushim opozita derisa të rrëzonte Edi Ramën, se “ka filluar mosbindja civile dhe nuk ndalojmë”, etj etj deklarata lufte nga Selia Blu dhe nga kati i 8-të.
Gati dy javë pas arrestimit të Ilir Metës dhe një muaj pas burgosjes së Ervin Salianjit, opozita vendos t’i rikthehet normalitetit të punimeve në parlament, me arsyetimin se do të parandalojë vjedhjen e parasë publike nga Rama dhe oligarkët e tij. Vetëm se ky është një normalitet i rremë, që nuk bind. Sepse s’mund të mbrojë dot qytetarët nga vjedhja, një opozitë që nuk mbron dot as deputetët e saj.
Me sa duket kanë halle të tjera në kupolën demokrate sepse dy të burgosurit i harruan dhe tani ka pushim!
Nuk bëhet opozitë me fushata, një muaj luftë dhe tre muaj paqe. Nëse PD deklaron se Rama është “qeveri mafioze” atëhere ngrihet populli ditë-natë kundër kryeministrit. Por duket se nuk kanë popull që iu vjen pas.