Socialistët e dorës së parë edhe ushtarët me meditje!
Nga Irena Beqiraj (Ish-zëvëndësministre e Financave në qeverinë “Rama”)
“Vajza e parë e listës së Shkodrës është yll -tha Kryeministri – edhe nuk mund t’i themi shko regjistrohu te baza e Partisë, ta torturojmë atje. Partia duhet hapur “.
Tek e dëgjoja dje, nuk më shqetësoi fati i vajzës nga Shkodra, ajo ka shumë shembuj të mëparshëm për ta parashikuar atë, por argumenti i vjetruar edhe mënyra sesi KM e shikon bazën.
Argumenti!
As hera e parë as hera e fundit, që ky argument vazhdon përdoret megjithëse nuk ka lidhje as me hapjen e as me pulsin e partisë. I morri nga Kosova, njërin e shpalli Gjeni, e katapultoi edhe Sekretar të Përgjithshëm të Rinisë, por sapo të dy palët i njohin mirë objektivat e njëri-tjetrit, kimia prishet. Të katapultuarit, humbasin mbështetjen e vetme që kanë në atë Parti, edhe harrohen. Emrat e tyre, profilet e tyre, te fryra me dashje, nuk janë gjë tjetër vetëm disa ngjyra më shumë në tablone ku vendin kryesor e zënë një grusht njerzish. Ka kaq shumë shembuj në këto 15 vjet, sa ky status do përfundonte nesër.
Modeli i ndjekur është i thjeshtë. I pari nuk ndryshon, ndryshojnë “të besuarit e tij” që padyshim një një pikë lodhen e merziten, qejfmbetur edhe mund të rebelohen. Prandaj duhet “plus i ri në parti” , prandaj duhen të besuar të rinj të palodhur, joqejfmbetur, që mjafton tu përkëdhelësh egon me fjaline ” duam të bëhemi ne si ty ” janë të gatshëm të tërheqin karvanin e një drejtimi të rezauruar.
Përcaktimi i bazës.
E pra, qartësisht në mendjen e kryetarit paska socialiste të dorës së parë nga ato që i imponohen bazës, direkt nga kryetari, në krye të listave si pulsi i ri. Keto yje , nuk mund asesi te bejne stazhin e nevojshem ne bazat e partise , sepse me kast , ato duhet të jenë të shkëputura nga baza përsa kohë nuk kanë provuar besnikërinë ndaj kryetarit”.
Sepse bazat e partisë në konceptin e kryetarit nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë me pagesë, të cilët hidhën në luftë jo sepse kanë ideale edhe besojnë te partia, programi i saj, apo kandidati për deputet. Por thjesht duke punuar për partinë sigurojnë vendin e punës, pagesën për të jetuar. Madje sa me pak lidhje të kenë të ardhurit rishtazi në krye të listave me bazën, aq më lehtë është për kryetarin ti eliminojë më një të rënë të lapsit, siç i katapultoi, në rast rebelimi.
Asesi ushtarët nuk mund nuk mund të kenë anë, preferenca kush e drejton partine , as zë as fjalë, ato thjesht janë aty me një qëllim të fitojnë luftën elektorale me të edhe pagesën nëpërmjet vendit të punës.
Kjo është partia! Për këdo antarë të thjeshtë që lëndohet me këto rreshta, unë padyshim jam një tradhtare, por kjo nuk e shpëton atë nga statusi i ushtarit me meditje.