Socialistët letër Komisionit të Garancive Statutore: Bëni zgjedhje

Një grup deputetësh, ish-deputetësh dhe themelues të Partisë Socialiste kërkojnë nga Komisioni i Garancive Statutore në PS respektimin e statutit dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Partisë. Letra është nënshkruar nga deputetët, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-deputeti Marko Bello dhe ish-kreu i Komisionit të Garancive Statutore Marko Bello, etj, kërkon respektimin e rregullave të Partisë.

letra 4Komisioni i Garancive Statutore është një institucion partiak në PS që mbikëqyr respektimin e rregullave dhe funksionimin e forumeve në Partinë Socialiste.

Në letër shprehet shqetësimi për disa shkelje të statutit që kanë të bëjnë me zgjedhjen e kryetarit, por edhe me forumet e tjera. Letra vë në dukje se forumet si; Kryesia e PS, Asambleja etj, nuk janë mbledhur rregullisht dhe kanë anashkaluar statutin.

Gjithashtu letra flet dhe për shkelje të tjera. Sipas firmëtarëve të saj, “në fushatë janë përdorur simbole të partisë që nuk janë parashikuar në statut”.

Pikat ku përfaqësuesit e PS kërkojnë zbatim të statutit

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 3 pika 1 të Statutit të PS që sanksionin parimin e kolegjialitetit, në lidhje me drejtimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Kryesisë së  PS, që prej vitit 2013, e deri në ditën e kësaj kërkese.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 4 pika 6, dhe të nenit 8 pika 3, të Statutit të PS, në mënyrë që të respektohet dhe garantohet e drejta kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur, e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë, përmes një procesi konkurimi transparent dhe të bazuar në kritere të njohura.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 6 pikat 1, 2, 3, e 6 të Statutit të PS mbi simbolin, stemën, flamurin e PS dhe përdorimin e tyre, në lidhje me fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 17 pikat 1 e 13, të Statutit të PS mbi kufizimin kohor të mandatit kryetarit të partisë në bashki si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tyre, përtej këtij mandati.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 24 pikat 1 e 2, dhe e nenit 25 pika 5 të Statutit të PS mbi kufizimin kohor të mandatit Kongresit Zgjedhor të PS dhe delegatëve te tij, si dhe të thirrjes dhe mbledhjes së tij përtej afatit 4 vjeçar.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 26 pikat 3, 4, 5, 6 e 7, të Statutit të PS, në funksion të Kongresit të pritshëm të datës 19 Mars 2016

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 27 pika 3 të Statutit të PS përsa i përket shkeljes prej Asamblesë Kombëtare të PS, të parimit të mbledhjes periodike të detyrueshme, që prej vitit 2013, deri në ditën e kësaj kërkese.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 29 pikat 3, 4, 11, 14, 15, 17 e 18 të Statutit të PS, përsa i përket shkeljes të parimit të kolegjialitetit dhe mbledhjes periodike të detyrueshme të Kryesisë së PS, që prej vitit 2013, deri në ditën e kësaj kërkese.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 30 pikat 1/a, 1/b, 1/d, e pika 2 të Statutit të PS, mbi kufizimin kohor të mandatit te Kryetarit të PS si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të tij në Parti, përtej këtij mandati.

Kërkojmë zbatimin dhe interpretimin e nenit 42 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS në lidhje me parimin e papajtueshmërisë së dy mandateve, të sekretarëve të PS.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 51 pikat 1 dhe 2 të Statutit të PS, mbi detyrimin e raportimit dhe të miratimit të burimeve financiare të PS si dhe të shpenzimeve të saj, prej në Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të PS, që prej vitit 2013 e deri në ditën e kësaj kërkese.

Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 32.3 të Statutit të PS në lidhje me mandatin 4 vjeçar të anëtarëve të Komisionit të Garancive Statutore (KGS), si dhe mbi legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve të KGS, përtej këtij mandati.

Kërkojmë që anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore në shqyrtimin e kësaj kërkese të respektojnë parimine shmangies së konfliktit të interesave.

SHKARKO APP