Socialistët shqiptarë të Italisë letër të hapur Edi Ramës:Dëgjoje Blushin !
Kryesore E Martë, 20 Prill 2021 00:13
LETËR E HAPUR
· Drejtuar: Kryetarit të PSSH, Kryetarit të Asamblesë së përgjithshme të PSSH, Grupit Parlamentar të PSSH.
· Lënda: Për çështjen aktuale politike të zgjedhjeve brenda parties socialiste shqiptare.
Të nderuar drejtues të lartë të PSSH.
E vlerësojmë maksimalisht punën tuaj të deritanishme në organizimin dhe fuqizimin e partisë socialiste si në opozite dje, ashtu edhe sot në pushtet. Edhe se ne si strukture e Ps-itali s’kemi marrë as edhe një falenderim prej jush, për kontributin disa vjeçar që dhamë për ardhjen e partisë në pushtet.
Gjatë këtyre muajve të fundit, dhe përmes letrave dhe dokumetacioneve të protokolluara që ju kemi dërguar secilit nga ju edhe gjatë viteve të fundit, jeni njohur me përpjekjen tona për organizimin dhe koordinimin e socialisteve me banim në itali, të cilat mes të tjerash synonin fillimin e një bashkpunimi më të ngushtë për përmirsimin dhe fuqizimin e regulloreve të brëndëshme dhe të Statutit të Partisë në fuqi, mbi përmiresimin dhe fuqizimin e funksionimit të strukturave të partisë socialiste në emigracion, e mbi të gjitha forcimin mishërues të vlerave intelektuale dhe morale që partia jonë mbart në demokracinë e brëndëshme mbi rrespektimin e forcimit të etikës dhe xhirarkisë së brëndëshme.
Me keqardhje konstatojmë që menjeherë pas Dokumentit të derguar nga asambleja e struktures socialiste ne itali me Prot: 26/2015 – Rimini; Prill. 2015, dhe me Relacioni : Prospet-Program për strukturat e partisë në emigracion dhe Programin e emigracionit shqiptarë në itali për Fushatën e arthshme.
Kemi konstatuar një tkurrje të mardhëniëve midis Selise Roze dhe Deges së partisë socialiste itali, Drejtues të lartë të partisë socialiste sikurse edhe ju, nuk keni pranuar të kontaktojnë me strukturat dhe drejtuesit e partisë socialiste të italisë, si në tiranë e si në itali kur ju keni ardhur për takimet e e juaja zyrtare apo private.
Në vënd që Selia Rozë të merrte seriozisht në shqyrtim kërkesat dhe propozimet tona të bazuara në Nenin 23 të Statutit, vendos në kundershtim të Statutit, të hapi struktura paralele socialiste në teritorin italian, të mos njoh votën e delegatëvë tanë në kongres e të mos përfshijë strukturën tonë në reformimin dhe fushatën e arthshe, behet fjalë për menaxhimin e votës së emigracionit nesër.
Pikërisht sot niset nga shqipëria një grup i mirstrukturuar i stafit të një koordinatori, Deputet i partisë socialiste që drejton një Rajon përkatës, për të hapur Degë të partisë socialiste paralele në teritorin e italisë me emigrant të origjinës së zonës përkatësë, sepse struktura aktuale që deri dje ju e kishit për zemer nuk vlen më, duhet t’ja thoni ju socialistëve.
Kjo manovër e njëanshme është krejtesisht në kundërshtim të Statutit të partisë, do të krijojë anarki, disorientim dhe pakënaqësi në më shumë se 5000 antarë të partisë socialiste me banim në itali dhe gjithe opinionin publik shqiptarë, sepse i bie që në një qytet të italisë nesër të jen 5-Kryetar Ps-je në detyrë të rekomanduar nga Rajonet kordinuese të Tiranës e një Kryetar Ps-je i emruar sipas statutit nga vetë strukturat socialiste të italisë.
Kryesia e Degës së Partisë Socialiste Itali, i bën thirrje publike juve si drejtues më të lartë të partisë socialiste sot, pas disa tentativave të komunikimit të brëndshëm, dhe pas vendimit tuaj defakto që po nisni nëpër itali, për të ndërtuar struktura të tjera paralele jashtë Statutit, në vënd Rajonet koordinuese shqiptare të mbështeten tek struktura ekzistuese e Deges se partise socialiste në itali e ndertuar për më shumë së 10-vjet më parë, tashmë e konsoliduar dhe me rezultate të shkëlqyera.
Struktura e partisë socialiste, socialistët e italisë, nuk do të lejojnë që të shkelen të drejtat e tyre legjitime të fituara ndër vite me mund e djersë dhe të përshkruara me Statut. Do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike si brënda dhe jashtë partisë për të mbrojtur integritetin e sajë, të drejtat e saja legjitime të politikbërjes në teritorin italian si i vetmi institucion që ka lindur e është përfeksionuar për të vëtmin motiv. Për mbrojtjen me vullnet politik të emigracionit shqiptar me banim në itali, për kërkimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre legjitime me përfaqësuesit e tyre legjitim të zgjedhur prej tyre sipas statutit.
Çdo tentativë tjetër, është jashtë Statutit, jashtë moralit e të bërit politikë, sepse emigrazioni shqiptar ka 25-vjet që eshtë shkëputur nga zona e tije e originës, e tashmë është një realitet dhe një risi e re politikberjes si për Partinë Socialiste, ashtu edhe për gjithë politikën shqiptare në pergjithesi.
Perfitojmë ng rarasti të ftojmë edhe Partitë e tjera politike shqiptare të ndërtojnë sa më parë strukturat e tyre në emigracion me statut dhe me përfaqësuesit e tyre në emigracion. Në menyrë që edhe ne, të konfrontohemi politikisht me ato, ktu në emigracion, me përfaqësuesit tanë politik, me platformën tonë politike e jo me të rekomanduar nga Tirana që janë jasht realitetit të emigracionit shqiptar në itali.
Ndoshta ky mesazh publik i ardhur nga zëri i socialisteve të ndershëm në emigracion, që jëtën e tyre e kan ndërtuar pa komplekse politike, pa frikë për heqje nga puna apo pa kërkesa për punesim, mund të zgjojë tek ju ndjenjat e një përgjegjësie edhe më të lartë. Nëse ndodh, ne jemi gati të bashkpunojmë mbrojtjen e vijës së parë të dhogores tonë politike në emigracion, vijë që kemi 10-vjet që e mbrojmë më forcat tona, me financat tona e ende me vetëm një flamur.
Dëshirojmë që nga Sot, pas kulmit të anashkalimit dhe harresës artificiale ndaj nesh, duhet të mbizotërojë tek ju konsensusi dhe largpamësia, që nesër fëmijët tuaj, fëmijët tanë, të meritojmë një të ardhme europiane, ashtu si mjaft bashkëmoshatarët e vendeve perëndimore demokratike.
Përveç mbarë kombit shqiptar, edhe mjaft ndërkombëtarë e zyrtarë të huaj i kanë sytë sot tek ju, tek demokracia e brendeshme e partise socialiste, duke pritur nga ju një zgjidhje të pranueshme për të gjithë socialistët shqiptarë pa përjashtim, nga e cila mund të hidhen hapa të mëtejshme shumë shpejt edhe drejtë integrimit të mëtejshëm europian.
Z’do të ishte e hijshe, nëse ju nuk do të merrni parasyshë kerkesat tona edhe një herë, mbi konfermimin dhe konsolidimin e ekzistencën tonë si strukturë e partisë në emigracion me të drejta të barabarta me degët e tjera simatra, të drejta të fituar me mund e djersë prej një punë konstante 10-vjeçare. Nëse ju nuk do të rrespektoni Statutin aktual të partisë socialiste e të pranoni propozimet tona të përshkruara sipas nenit 23 të Stattutit të partisë, jemi të detyruar ti drejtohemi të gjithë socialistëve për sensibilizimin e kauzës tonë.
I bëjmë thirrje gjithë anetarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste, të ndjekin rigorozisht statutin dhe pë rfshirjen e të gjitha grupeve të interesit (në rastin tonë , pë faqë suë ait e emigracionit) në vendimarrje edhe në rast ndryshimi, por pa zgjedhje e pozicione arbitrare.
.
Do të kërkonim veçanërisht edhe vëmëndjen e z. Ben Blushi, si promotor i mbrojtjes së Statutit dhe të drejtave të barabarta brënda partisë , që të marr në konsideratë në platformën e tijë edhe ç’ka ne po kërkojmë.
Të bindur që kërkesat tona do ti sherbejnë fuqizimit të demokracisë së brëndëshmë të Partisë Socialiste shqiptare, i bëjmë këtë apel konsensual dhe trasparent të gjithë socialistëve.