Sofra e organizuar nga Caritasi shqiptar për familjet në nevojë

Sofra e organizuar nga Caritasi Shqiptar, me kontributin e Identitek, ishte më shumë se një vakt i përbashkët; ishte një shenjë konkrete solidariteti dhe dashurie për familjet në nevojë.

Ajo u zhvillua pranë mjediseve të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë–Durrës, duke krijuar një hapësirë mikpritëse ku u ndanë jo vetëm ushqimi, por edhe dhurata për familjet e pranishme, si shenjë kujdesi dhe afërsie.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Arqipeshkvi i Tiranë–Durrës, Imzot Arjan Dodaj F.d.C., si dhe drejtorja e Caritas Shqiptare, znj. Juli Reso, prania e të cilëve i dha edhe më shumë kuptim shpirtëror dhe institucional kësaj nisme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misteri i mishërimit të Zotit na kujton se sa shumë duhet të kujdesemi për të varfërit tanë, duke i parë ata jo si përfitues ndihme, por si vëllezër e motra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç thoshte Shën Vincenc de Paoli, “të varfërit janë pronarët tanë”, sepse përmes tyre mësojmë se bamirësia nuk është thjesht dhënie, por takim, dëgjim dhe angazhim për një shoqëri më të drejtë dhe më njerëzore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?