Sondazh/A zgjidh hallet e Shqipërisë një takim kokë me kokë Rama- Basha?

Takimi i premtuar Rama-Basha në Ditën e Fëmijëve me 1 qershor ka dështuar, pasi PS-ja dënoi ish-liderin historik të PD-së Berisha dhe ku më pas selia blu vendosi që për 10 ditë asnjë takim apo pjesmarrje në Parlament. Pra edhe 1 qershori iku. Sot ka dalë Jozefina Topalli e cila e pyetur nga media ka thënë se një takim i tillë nuk prodhon asgjë, nuk ka asnjë rezultat. Me sa duket pjesa e traditës historike të PD-së nuk do një takim të tillë, sepse sipas tyre, është një fasadë dhe ku pikët shkojnë kah kryeministrit e jo opozitës. Ndërkohë Sali Berisha personalisht nuk është shprehur në lidhje me këtë takim, gjë që nëse nuk thotë “po” publikisht zor se do të bëhet takimi.

Kampet janë ndarë në qëndrime të ndryshme pasi njëra pjesë, sidomos PS-ja thotë se do prodhojë politikë dhe dakortësi për disa reforma radikale, kurse pjesa tjetër  thotë hapur se një takim i tillë nuk prodhon asgjë, përveçse një show mediatik.

Për të patur një opinion me të saktë redaksia e “Koha Jone” ka future online në www.kohajone.com një pyetje tek rubrika e sondazheve në lidhje me këtë temë.

Rezultati i sondazhit do të jepet në fund të javës

SHKARKO APP