Sondazhe të paguara për të justifikuar blerjen e komisionerëve natën
Po jepen sondazhe sikur ka fituar PS-ja, ndërkohë që sondazhet janë të paguara cash nga struktura qeveritare për të dekurajuar PD, LSI dhe LIBRA si dhe për blerë komisionerët gjatë natës. Kjo lojë djallësore e PS ka një strategji përfekte. Duke dhënë me sondazhe sikur ka fituar PS-ja dhe Edi Rama krijohet ideja se ky e ka mbyllur historinë e fitores, kur akoma nuk ka filluar numërimi në asnjë kuti votimi, prandaj o burra shiteni firmën si komisioner dhe fitoni euro nga bandat e drogës që sonte janë në kulmin e punës së tyre. Strategji djallëzore për të dekurajuar komisionerët.
Akoma nuk ka filluar numërimi në asnjë vend në Shqipëri dhe një italian i paguar cash, jep sa del rezultati! E kam parashikuar thotë ai dhe merr çekun me euro dhe ikën nesër nga Shqipëria, por këtu fut sherrin dhe konfliktin, ndërkohë që rezultati i popullit mbetet akoma në kuti, ku nuk ka filluar numërimi. Por kjo krijon frikë dhe panik ndër votuesit e partive dhe bëhet kastile në mënyrë që të justifikohet vjedhja gjatë natës nga pushteti dhe bandat e eurove të drogës.
Çdo sondazh është një mashtrim. Ndaj duhet ti besojmë çfarë ka në kutitë, ku populli ka votuar. Në kuti asnjeri nuk e di se çfarë ka brenda, ndaj duhet durim dhe numërim sipas ligjit, dhe kujdes maksimal nga komisienerët që të mos shiten. Në kuti nuk del ajo çka japin sondazhet e një italiani i cili mori çekun me euro plot e përplot.
http://albanianews1.al/sondazhe-te-paguara-cash-per-te-justifikuar-blerjen-e-komisionereve-naten/