Sondazhi i kryeministrit: PS fiton prapë zgjedhjet! Atëhere pse nuk pranon zgjedhje, Rama?!

Po botojmë, pa shtuar asnjë presje, një sondazh të bërë nga njerëzit e kryeministrit Rama. Sipas tij zgjedhjet i fiton PS-ja, pra Edi Rama. Ai fiton zgjedhjet vendore, ato parlamentare dhe sikur të kishte edhe zgjedhjet botërore!

Nëse do ishte kështu, pra që i fiton Edi Rama, atëhere pse ai ka frikë të shkojë në zgjedhje?! Derisa e ka të sigurtë, pse nuk e zhbllokon krizën politike dhe largon destabilizimin e vendit, duke thënë se po jap dorëheqjen dhe hajde e shkojmë në zgjedhje pasi prapë unë i fitojë?!

Ja sondazhi sipas institutit italian “GPF Inspiring Research”:

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pyetjes thelbesore se cilen parti do te votonin shqiptaret po te zhvilloheshin zgjedhjet sot, pro PS e kane votuar 53% duke u rritur nga 2017-a, PD 33%, LSI bie ne 11%.

Në kuadër të këtij sondazhi të anketuarit të pyetur se nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3.% të votave.

Pra sipas këtij instituti Edi Rama fiton edhe me thellë! Nëse është kështu, të pranojë qeveri tjetër pa atë kryeministër dhe të shkojnë drejt zgjedhje të reja parlamentare. Edhe Shqipëria në këtë rast merr statusin kandidat në BE, edhe zgjedhjet bëhen, edhe Rama merr kurorën e Mbretit, bile le të marrë edhe SPAK-un vetë si drejtim.

Por sondazhi nuk ka asgjë të saktë, sepse kuotat publike të kryeministrit kanë rënë ndjeshëm dhe PS-ja ka frikën e humbjes së pushtetit.

Po që se vertetë Rama ka sondazh në favor e dorëzon nesër postin e kryeministrit dhe futet në zgjedhje. Instituti italian “GPF Inspiring Research” (jo televizioni në fjalë, pasi ka pasqyruar çfarë ka thënë Roberto Baldassari) e di se si janë kuotat publike të kryeministrit, dhe në këtë rast ka gabuar rëndë në sondazh ose në mos qoftë i manipuluar.

Kryeministri nuk ka asgjë të garantuar, ndaj blenë deputetë “opozite” dhe nuk don të shkojë në zgjedhje. E keqja po vjen për kryeministrin, ndonëse ka rrezik destabilizimi total të vendit për hir të kokëfortësisë së kryeministrit.

SHKARKO APP