Sondazhi i L’Espresso: Edi Rama pas Sanchez e Macron, një nga 7 liderët europianë më të besuar të italianëve

Kur vjen fjala tek liderët e huaj, besimin e padiskutuar të italianëve e mban kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

L`Espresso publikoi një sondazh, qëllimi i të cilit është të kuptohet se cilët nga udhëheqësit ndërkombëtarë janë më popullorët në mesin e italianëve, dhe qasja e saj ndaj Shteteve të Bashkuara i solli qeverisë spanjolle renditjen në krye të listës.

Politikat progresiste në çështjet e punës dhe emigracionit, refuzimi për të rritur shpenzimet ushtarake, pavarësisht kërcënimeve të Trumpit, e së fundi, pas paralajmërimeve të tjera nga Uashingtoni lidhur me bazat ushtarake në Andaluzia që u pasuan nga një mohim i prerë për t`u rreshtuar në krah të operacionit ushtarak SHBA-Izrael në Iran, e kurorëzojnë Sanchezin si liderin ndërkombëtar që gëzon më shumë besim midis votuesve italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në mesin e udhëheqësve që frymëzojnë më shumë italianët, është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili renditet në këtë anketim mbi Donald Trumpin, Kyriakos Mitsotakisin e Rexhep Tajip Erdoganin. Rama rezulton të gëzojë besimin e 29% të italianëve, në të njëjtin nivel me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, protagonisti pa dëshirë i luftës së agresionit rus në Ukrainë, në një kohë kur Sanchezi vetë ka marrë 51% të miratimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të fundit në klasifikim janë presidenti kinez Xi Jinping me 12%, ai rus Vladimir Putin me 10% dhe Erdogani me vetëm 8%, figura këto që rezultojnë jashtëzakonisht polarizuese për opinionin publik italian.

Sondazhi u realizua nga Youtrend me metodologjinë CAWI midis datave 27 dhe 29 janar 2026, mbi një kampion prej 1,000 të anketuarish- përfaqësues të popullsisë së rritur që banojnë në Itali, të pyetur sipas përqindjeve të gjinisë dhe moshës, të stratifikuara sipas nivelit të arsimit dhe vendbanimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?