Sondazhi i publikut te “Opinion” i Fevziut: 72 % kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe 28% pro

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu ku ishin të ftuar Baton Haxhia, Preç Zogaj, Armand Shkullaku dhe Andi Bejtja, u votua online në një kohë rekord në lidhje me pyetjen: A jeni dakort për prishjen e Teatrit Kombëtar?

Votuan 19 mijë e 200 veta dhe rezultati doli: 72 % kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe 28 % pro prishjes.

Pra publiku shqiptar ndjehet i fyer dhe i surprizuar se si mund të shkatërrohej Godina e Teatrit Kombëtar, atje ku luajtën artistët me të mëdhenjë shqiptarë. Ajo Godinë duhej rikonstruktuar dhe të kthehej në muze ku brezat ta vizitonin si një vend të shenjtë kulturor.

Por siç dihet qeveria e shembi dhunshëm, pabesisht dhe tinëzisht natën në 4 të mëngjezit, si bëri dikur diktatori Hoxha me kishat dhe xhamijat. Por diktatori komunist i shembi ditën, ndërsa kryeministri Rama urdhëroi natën.

SHKARKO APP