Sondazhi online: Cilët politikanë dhe shtetarë do arrestojë SPAK-u?
Struktura antikorrupsion dhe antikrim po fillon të ngrihet. Dosjet janë gati, disa të tjera po u çohen në tavolinë FBI dhe prokurorëve specialë shqiptarë në Tiranë. Priten arrestime të bujshme. Do tronditet skena politike shqiptare. ILKPDI me zotin Shkelqim Ganaj ka në tavolinën e tij 12 dosje përvëluese politikanësh dhe zyrtarësh shumë të lartë. 5 dosje janë në lidhje me emrat në postet e drejtësisë, kurse pjesa tjetër ministra, ish-ministra, deputetë dhe një drejtues i lartë institucioni. Po kështu strukturat antikorrupsion kanë dokumentuar një dosje ku dalin emra politikanësh të lartë, përfshirë një deputet biznesmen.
Pas mbarimit të strukturave të posaçme antikorrupsion dhe spastrimit të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar, pritet diku nga dhjetori të kemi arrestimet e para. Informacione të rezervuara tregojnë se mundësia e parë mbetet një ministër aktual në qeverinë Rama si dhe tre ish-ministra për tu arrestuar.
Më pas mund të ngjitet me lart steka…!
Gjithsesi shikoni te sondazhi online www.kohajone.com përceptimin e publikut për arrestimet