Sondazhi online/Fatmir Xhafaj votohet nga publiku më shumë se Edi Rama

Prej pesë ditësh redaksia online e www.kohajone.com organizoi një sondazh me pyetjen: Cilin do të votonit brenda PS-së si njeri korrekt, me integritet dhe i zoti për punët e shtetit?

Sondazhi u bë për të krijuar një ide më të saktë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të brendshëm, se cili ka me shumë peshë në bazën socialiste, Edi Rama (Rilindas), Erion Veliaj apo Fatmir Xhafaj (PS). Brenda pyetjes së sondazhit ishte dhe fjala “integritet”, për të parë se cili ka përceptim me pozitiv në publik. Dihet se Fatmir Xhafaj ka një histori të vjetër në PS dhe quhet nga ikonat socialiste të mbetur në Rilindje, krahas Gramoz Ruçit dhe Pandeli Majkos. Burimet nga PS-ja tregojnë se Fatmir Xhafaj shikohet nga brenda PS-së si njeriu që do të zëvëndësonte Edi Ramën në postin e kryetarit të PS apo edhe të kryeministrit. Ndaj nga brenda PS-së, në bashkëpunim të vazhdueshëm me segmente të PD, u sulmua fort ish-ministri Xhafaj, derisa e detyruan të ikë në mesnatë, në mënyrë të papritur.

Nga sondazhi rezulton se Fatmir Xhafaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë konkretisht këto përqindje. I pari del në sondazh me 40 %, i dyti me 37 % dhe Veliaj me 23 %.

Në votim online kanë marrë pjesë 12567 persona (Votim i orës 11.30, datë 09/11/2018)

SHKARKO APP