Sonila Meço: Vetëbesim mistik i Ramës që pret t’ia mbështesë Europa ndryshimet kushtetuese, kur nuk ka as Gjykatë Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht idesë së hedhur nga Presidenti Ilir Meta për diskutimin e çështjes së ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politike, duke e ftuar madje dhe vetë Kreun e Shtetit në tryezë.

Por në këndvështrimin e  gazetares Sonila Meço, në një kohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, çfarë dobie kanë këto ndryshime për shqoërinë shqiptare.

Meço në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale shpreh habinë e saj për këtë vetëbesim mistik të Ramës, i cili ndryshimet kushtetuese, që prekin zgjedhjet, pa Gjykatë Kushtetuese pret t’ja mbështesë Europa.

Reagimi i gazetares Sonila Meço

Pra Kryeministri është i gatshëm të ulet me Presidentin dhe Liderin e Opozitës për t’i shpjeguar dobinë e ndryshimeve kushtetuese për Shqipërinë.

Pa i hyrë fare përmbajtjes së ndryshimeve në analizë, një përfundim mbi këtë kërkesë e arrij:

Të bësh ndryshime kushtetuese në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çfarë dobie ka për shoqërinë e Shqipërinë?

T’ja shpjegosh kreut të shtetit këto ndryshime, njeriut, që ende kërcënon me shkarkim edhe pse Komisioni i Venecias nuk i gjeti shkelje kushtetuese? Njeriut, që u provua po nga ky Komision se i është prekur e drejta në rolin e tij për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese?

Dhe mbi të gjitha, ndryshimet kushtetuese, që prekin zgjedhjet, pa Gjykatë Kushtetuese këtë pret t’ja mbështesë Europa?

Vetbesim mistik?

https://www.facebook.com/sonilamecoA/posts/10217863322042288

 

SHKARKO APP