Sonila Qato:Do na duheshin 3000 vjet për zgjidhjen e pronave,saktësisht !

Çështja e pronave do të marrë zgjidhje përfundimtare do kerkonte ­3000­ vjet. Kështu parashikon ligji për pronat, i cili është votuar për herë të dytë në Kuvend, në seancën e fundit parlamentare, pas kthimit qëi bëri Presidenti si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në bisedë me gazetarin Mustafa Nano në Zululand për këtë çështje ishte Sonila Qato, drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila është edhe zbatuesja e këtij ligji. Qato foli për risitë e këtij ligji ku veç të tjerave ka parashikuar shkurtimin e procedurave duke iu lehtësuar punën pronarëve për dëmshpërblim monetar apo me kompensim fizik. Nano ka mbajtur qëndrimin e tij në krah të pronarëve legjitim (ish- pronarëve) të cilët janë të prekur nga ky  ligj. Ai tha se në 25 vite qytetarët, pronarët e tokave vetëm kanë parë spektakël mbi kurrizin e tyre nga politika, dhe asnjëherë zgjidhje. Gjë që u pranua edhe nga vetë drejtoresha Qato, e cila nënvizoi se politika i ka përdorur dhe nuk ka pasur vullnetin e mirë për t`i dhënë zgjidhje një problemi që ka një çerk shekulli.

“Ligji për Kthimin dhe Kompnesimin e Pronave ka filluar që në vitin 1993, ndërkohë që legalizimi ka nisur nëvitin 2004. Për këto 10 vjet shteti duhet ta kishte përfunduar njohjen e pronës,pra të kishte kompensuar pronarin”, tha Qato. Nano duke iu rikthyer ngërçit që solli mos dekretimi i ligjit nga Presidenti, i kërkoi Qatos arsyet se pse ky mos dekretim nuk ishte ligjërisht në rregull. Sonila Qato që në fillim tha se ka qenë e zhgënjyer nga relacioni që këshilltarët e Presidentit kishin përgatitur kundër ligjit. Sipas saj, Presidenca nuk dha as thelbin se pse këtë ligj e kundërshtonte. Përveç mos dekretimit, një tjetër pengesë që vuri në dukje Qato është vonesa për ta dorëzuar ligjin në Gjykatën e Strasburgut. Afat ky që skadonte në datën 31 janar. Pyetjes së Nanos, nëse kthimi i ligjit nga Presidenti kishte një qendrim politik, Qato u tregua e kujdesshme për të qenë sa më institucionale. “Unë po jap vetëm faktin, që Presidenti e ktheu, për pjesën tjetër nuk më takon mua”, u shpreh drejtoresha e AKKP-së.

Gjatë diskutimit për problematikën e pronës, drejtoresha Qato vuri gishtin e papërgjegjshmërisë tek qeverisja e demokratëve. Sipas saj,AKKP e mëparshme vetëm për 800 vendimarrje ka bërë likujdime, nga 26 mijë vendime të marra nga komisionet e AKKP dhe vendimet e gjykatave. Qato theksoi se “ligji ka parashikuar ngritjen e një institucioni ndërinstitucional në Këshillin e Ministrave, në përbërjen e të cilit do të jenë të gjitha institucionet që posedojnë prona, të cilat do të mblidhen rregullisht për 10 vjet derisa të ezaurojnë kërkesat që do të ketë Agjencia e Trajtimit të Pronës për të përmbyllur procesin e kompensimit të pronarëve”.

Ajo shtoi se në 25 vite nuk është inventarizuar kurrë prona shtet. Lidhur me Fondin e Tokës, Qato tha se agjencia ka në dispozicion 23 mijë ha tokë bujqësore në katër 4 qarqe që është gati për tu shpërndarë. Sa i takon shpërblimit, Qato nënvizoi se ajo do të bëhet sipas rendit kronologjik të vendimarrjes, pra nëse ka dy vendime, supozojmë një në 94 një në 95 do të procedohet me vendimin e 94.

E pyetur nga Nano, nëse ky ligj është ideali, Qato u shpreh se është më i miri, por jo ideali. “Ideali është i pamundur, do na duheshin 3000 vjet”

SHKARKO APP