Sonte mbërrijnë 2670 forca policore nga rrethet në Tiranë për opozitën
Protesta e ditës se shtunë para kryeministrisë, ku sipas informacioneve të besueshme, numri do jetë jashtëzakonisht i madh, ka sjellë edhe mobilizimin e forcave të policisë. 2670 forca policore me uniformë dhe civilë do jenë të premten në mesnatë në kryeqytet. Këto forca u shtohen forcave dhe reparteve speciale të cilat ndodhen në Tiranë duke krijuar një trupë gadishmerie të shtunën diku tek 4100 forca në gadishmeri numër një. Rrugët përreth kryeministrisë do jenë të bllokuara për automjetet; pjesa nga libri universitar, sheshi “Nënë Tereza” dhe pjesa afër TVSH dhe ish-piramidës do vendosen trupat speciale si dhe zjarrfikëset, makinat me gaz lotsjellës,etj.
Nëse plani B i opozitës do jetë për zbatim, pra që kërkohet të rrethohet krejt kryeministria me trupa njërëzore opozitare, atëhere forcat policore kanë urdhër për të përdorur forcën ndaj turmës. Nuk dihet reagimi nga ana e opozitës, nëse kjo do të ndodhë, por deri tani lideri i opozitës Lulzim Basha ka dhënë porosi që protesta të jetë paqësore, porse do të tregojë forcën e numrave. Informacionet nga rrethet nuk janë shumë optimiste për protestë të qetë. Militantët janë përgatitur për të gjitha llojet e protestës se traditës se tyre 27 vjeçare.
Ndërkohë Edi Rama nuk do jetë në Shqipëri. Ministrat e qeverisë do ikin nga Tirana, përveç ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa i cili do jetë në zyrë.