Sonte në TV KLAN në “STOP”, zyrtarë me lekë në tavolinë dhe kamera e fshehtë

Kanë paralajmeruar për sonte se do të japin një kamer të fshehtë. Kontrollorë të shtetit me para në tavolinë në këmbim të një raporti me të butë. Duket si ironi, por në fakt është e vërtetë!  Mesohet per  disa detaje në lidhje me një skemë tjetër skandaloze të abuzimit nga zyrtarët e shtetit, e cila do të trajtohet gjerësisht sonte në “Stop”. Janë institucione kontrolli që kujdesen e paguhen të luftojnë korrupsionin, por për fat të keq, janë ato të parat që korruptohen!

Rasti denoncohet nga një kamera e fshehtë në “Stop”, ku shfaqen zyrtarë, tavolinat e të cilëve mbushen me lekë e valutë, në këmbim të deformimit të fakteve dhe dosjeve.

Skandaloz mbetet fakti se ajo që do të shohim e dëgjojmë, është se edhe vetë zyrtarët e dinë mirë pazarin e institucioneve të tjera dhe të drejtojnë se ku duhet të paraqitesh për ta zgjidhur hallin, që mos t’i hysh më thellë.

Kush janë zyrtarët dhe institucionet që korruptohen? Sa para dhe valutë do të marrin dhe në këmbim të cilit favor? Mbetet për t’u parë

SHKARKO APP