Sonte supersfida Juventus-Bayern Munchen dhe Arsenal-Barcelona

Sonte Tring TV do të rezervojë për sportdashësit shqiptarë dhe në të gjithë botën dy supersfida mjaft të rëndësishme, Juventus-Bayern Munchen dhe Arsenal-Barcelona.

Sfidat, që vlejnë për turnin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve do të nisin në orën 20:45 me orën tonë lokale dhe pritet që shikueshmëria të jetë maksimale. Në vendin tonë rivaliteti mes fansave të futbollit Gjerman dhe atij i Italian është tashmë i njohur prej dekadash dhe mbrëmja e sotme do të rinxjerrë në pah këtë rivalitet.

Siç dihet në Shqipëri ka tashmë grupime tifozësh shqiptarë për skuadra të ndryshme evropiane dhe disa prej tyre janë njohur zyrtarisht nga klubet respektive, siç është rasti i fansave të Bayernit në vendin tonë apo dhe të Interit në Seria A, që ka grupimin e saj zyrtarë të tifozëve në vendin tonë.

Tifozët e Juventusit kanë grupimet te tyre në vendin tonë, por ende jo të njohur zyrtarisht nga klubi torinezë, pasi kalavari burokratik në këtë drejtim ka qenë një nyje pengese për zemrat bardhezi në Shqipëri, por kjo nuk ka ndaluar ato të organizohen në vende të ndryshme.

Kështu tifozët e Bayern Munchen do të zhvillojnë takimin tyre të zakonshëm për të parë takimin në zonën e ish-Bllokut, tek ish Vogue, që tashmë është marrë në menaxhim nga një kompani Gjermane të telefonisë celulare dhe kjo kompani organizon dhe eventin e madh, ku tifozeria e Bayernit do të mblidhet.

Ndryshe është situata në kampion e bardhezi, ku tifozët e Juventusit duket se do të ndahen në dy pjesë. Një grup ka bërë thirrje për tu mbledhur tek zona e Akademisë së Arteve, tek amfiteatri aty pranë, do të vendoset një projektor ku do të shikohet ndeshja. Takimi mundësohet dhe nga një birrë e njohur në vendin tonë. Sa i takon grupimit tjetër, mësohet se mbledhja për të parë super sfidën do të bëhet tek pallati sportit “Asllan Rusi”, tek salla kryesore, e cila është marrë me qera nga fansat për të parë këtë sfidë të gjithë bashkë. Sa i takon grupimit tek “Asllan Rusi”, mbledhja për kësisoj sfidash është bërë një ritual, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe sezonin e shkuar, ku Juventusi arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve por pa e fituar dot atë, pasi Barcelona u tregua më e fortë.

SHKARKO APP