Sot pritet qeveria e re
Asamblea e Partisë Socialiste ka nisur sot punimet e saj. Në fillim, para se të fliste Edi Rama, u prezantuan disa projekte se si do te rregullohet qeverisja.
Asambleja e PS-së ka zyrtarizuar sot emrin e Edi Ramës për kryeministër për mandatin e dytë.
“Si rregull partia që fiton zgjedhjet i bën propozimin Presidentit për kryeministër. Ne e kemi në statut që kryetari i partisë është kryeministër, por Presidenti nuk ka detyrimin të lexojë statutin tonë. Ne e kemi detyrimin që ta zyrtarizojmë sot”, tha Ruçi.
Por gjatë fjalës ai, bëri edhe një lapsus teksa tha se Rama do të shkojë në Presidencë si kandidat për President në vend që të thoshte kandidatit për kryeministër.
Megjithatë, situatën e kaloi me një batutë duke shtuar: E kisha mendjen te Presidenti!
Flet Edi Rama:
Edi Rama ka marrë fjalën sot në Asamblenë e PS.
“Të nderuar përfaqësues e përfaqësuese të asamblesë kombëtare, shokë shoqe… motra e vëllezër. Hyjmë në një sezon të ri politik do të qeverisim shqipërinë për 4 vitet që vijnë, të vetëm në timon, por bashkëudhëtarë për një koalicion të paprovuar kurrë më parë. PS me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Bashkë për Shqipërinë që duam.
Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është një togfjalësh propagandistik por një sfidë reale, për të ndëruart dhe vënë në funksionim një koalicion rela, fillimisht në nivelin qëndror, të cilin në dy vite do ta shtrijmë edhe në nivelin vendor, ku kandidaturat e listat vendore do të jenë mishërim i këtij vullneti.
Pra jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe reflektimin tonë nga lartë në funksion të administrit korrekt të vendit.
Një bashkim i domosdoshëm njer3zishrt nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi duke qeverisur realisht me njerëzit dhe për njerëzit. Urgjenca e ndryshimit është tama ajo që u mishërua për të na i larguar nga prehri aleatët me një dorë në timon…
Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr e vetme Shqipërinë, pavarësiht kusureve tona për 4 vjet qeverisje dhe pavarësisht rrengjeve që na punuan të tjerët në këto 4 vite.
Njerëzit e zakonshëm e bënë të tyrern, ata e fitusan betejën zgjedhore për në, tani është rradha jonë, të fitojmë betejnë për Shqipërinë që duam për ata!
Besojeni ose jo, ky është mandati më i vështirë qëkur unë marr vota për të kryer një detyrë. Por më mirë ta besojmë të gjithë sot me mendje e me zemër sepse përndryshe nuk do ja dalim dot.
Për t’ja dalë këtij mandati kaq të vështirë, mund tja dalim vetëm duke u supermotivuar e superorganizuar që fuqinë tonë në parlament mos ta shkëpusim nga burimi i energjisë së mandateve tona, i ardhur nga njerëzit që na votuan.
Fitorja e 25 qershorit mund të jetë për ne e para për një epokë të re të partive politike për Shqipërinë, ose e fundit për një kohë shumë të gjatë.
Sfida jonë, është të mbrojmë vetveten nga pushteti
Pushteti na është dhënë si shpatë e zhveshur kundër prapambetjeve, kundër padrejtësisë dhe jo si lugë e ngjeshur në brez për ne që jemi këtu.”-tha Rama.
Rama paralajmëron: Na është dhënë një shpatë kundër padrejtësive, jo një lugë në brez
Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet e 25 qershorit me “duart” i vetëm në timon, është një detyrë dhe poërgjegjësi që ai vetë nuk e ka provuar kurrë për nga pesha.
Rama është shprehur se pavarësisht peshës së rëndë që do të ketë timoni i qeverisë në 4 vite, asnjë deputet apo përfaqësues i PS-së nuk duhet të harrojë, se qytetarët më 25 qershor i kanë dhënë socialistëve një shpatë të zhveshur për të goditur padrejtësitë, dhe jo një lugë të ngjeshur në brezin e tyre.
Kryeministri Rama ka paralajmëruar të vetët se bëjnë mirë të mos harrojnë për asnjë ditë në 4 vitet e ardhshme, se shqiptarët i kanë votuar për të bërë shumë më shumë se nga çfarë është bërë. Kryeministri është shprehur gjithashtu se sfida më e madhe e PS-së dhe qeverisë së ardhshme është të ruhet nga pushteti që do të mbajë në duar.
“Të nderuar përfaqësues e përfaqësuese të asamblesë kombëtare, shokë shoqe… motra e vëllezër. Hyjmë në një sezon të ri politik do të qeverisim shqipërinë për 4 vitet që vijnë, të vetëm në timon, por bashkëudhëtarë për një koalicion të paprovuar kurrë më parë. PS me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Bashkë për Shqipërinë që duam.
Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është një togfjalësh propagandistik por një sfidë reale, për të ndëruart dhe vënë në funksionim një koalicion rela, fillimisht në nivelin qëndror, të cilin në dy vite do ta shtrijmë edhe në nivelin vendor, ku kandidaturat e listat vendore do të jenë mishërim i këtij vullneti.
Pra jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe reflektimin tonë nga lartë në funksion të administrit korrekt të vendit.
Një bashkim i domosdoshëm njer3zishrt nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi duke qeverisur realisht me njerëzit dhe për njerëzit. Urgjenca e ndryshimit është tama ajo që u mishërua për të na i larguar nga prehri aleatët me një dorë në timon…
Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr e vetme Shqipërinë, pavarësiht kusureve tona për 4 vjet qeverisje dhe pavarësisht rrengjeve që na punuan të tjerët në këto 4 vite.
Njerëzit e zakonshëm e bënë të tyrern, ata e fitusan betejën zgjedhore për në, tani është rradha jonë, të fitojmë betejnë për Shqipërinë që duam për ata!
Besojeni ose jo, ky është mandati më i vështirë qëkur unë marr vota për të kryer një detyrë. Por më mirë ta besojmë të gjithë sot me mendje e me zemër sepse përndryshe nuk do ja dalim dot.
Për t’ja dalë këtij mandati kaq të vështirë, mund tja dalim vetëm duke u supermotivuar e superorganizuar që fuqinë tonë në parlament mos ta shkëpusim nga burimi i energjisë së mandateve tona, i ardhur nga njerëzit që na votuan.
Fitorja e 25 qershorit mund të jetë për ne e para për një epokë të re të partive politike për Shqipërinë, ose e fundit për një kohë shumë të gjatë.
Sfida jonë, është të mbrojmë vetveten nga pushteti
Pushteti na është dhënë si shpatë e zhveshur kundër prapambetjeve, kundër padrejtësisë dhe jo si lugë e ngjeshur në brez për ne që jemi këtu.”– vazhdoi Rama. Dhe me pas kërkoi bashkëpunim me PD.
Rama jep një sinjal të hapur: Uroj që marrëveshja me Bashën të mos ketë vdekur!
Rama jep një sinjal të hapur: Uroj që marrëveshja me Bashën të mos ketë vdekur!
“Uroj që marrëveshja të mos ketë vdekur”. Kjo ishte deklarata e fortë e Kryeministrit Rama i cili e ka thënë hapur tashmë, se dëshiron një “lloj të bashkëqeverisjes me PD-në”.
“Unë uroj që marrëveshja që i hapi rrugë zgjedhjeve më të qeta që kemi patur…kjo marrëveshje uroj që të mos ketë vdekur… ato rrëfenjat e hatashme për blerje votash, për rënie të euros… qofshin një shenjë të lodhjes nga humbja.
Pop të viheshin ë pozitën e tyre të sikletshme, edhe në një verë të nxehtë qamet. Unë uroj që me kryetarin e opozitës të vijojmë atë që kemi nisur”-tha Rama
Si ndahen punët në Parlament sipas PS?
PS do ti rekomandojë Kuvendit: kryetari i kuvendit do propozohet nga PS, zv.kryetari i Kuvendit nga PS dhe një nga opozita.
Byroja e Kuvendit: kryetari nga PS, një nënkryetar nga PS dhe një nga opozita
Konferenca e kryetarëve: 5 Pozita dhe 3 opozita
Këshilli i Rregullores: 5 me 5
Këshilli për Legjislacionin: 5 me 5
Komisionet për opozitën:
Mediat
Puna
Integrimi
Në foto: Edi Rama duke hyrë në asamblenë e PS
Taulant Balla: Në 4 vitet e ardhshëm, deputetët takim me zgjedhësit çdo javë
Asamblea e Partisë Socialsite ka nisur punimet. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi ai që e ka marrë fjalën i pari ku edhe ka bërë prezantimin e agjendës të Asamblesë. Gjatë fjalës së tij Ruçi ka falënderuar të pranishmit, deputetët dhe kandidatët e PS. Pas Ruçit fjalën e ka marrë Taulant Balla ku i cili prezantoi edhe detyrimet e deputetëve. Balla është shprehur se në çdo qytet do të hapen zyrat për deputet dhe ato do të jenë funksionale për të mirëpritur qytetarët. “Dëgjesat publike do të zhvillohen në ccdo njësi administrative në 4 vitet e ardhëm”, u shpreh Balla.
Balla tha së është hartuar një manual i cili ka rekomandime qe bën të ditura oprganizimin e punes se deputetit.
Ish ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi ka bërë një panoramë të gjerë të të gjithë degjesave publike që janë bërë në muajt e verës nga PS.
Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Milva Ikonomi u shpreh se janë përpiluar 4 shtylla kryesore ku janë grumbulluar të gjitha shqetësimet e qytetarëve, të mbledhura nga dëgjesat.
Milva Ikonomi: Në total janë zhvilluar 615 dëgjesa. Pjesëmarrësit përbënin 4.9% të votuesve në vitin 2016.
Shqetësimet e ndara në katër shtylla:
Shqetësime infrasktrukture- mungesa e rrugëve ndërqytetasae, mbulimi i territorit me ujësjellës kanalizime
Sociale- punësimi, nevoja për shërbime më efikase, rritjen e masës së subvencioneve
Ekonomike- nevoja për tregje, impute në buqësi për çmime më të ulëta, shtimi i produkteve në rang qarku
Institucionale – shërbim më i mirë nga zyrat, mungesa e menaxhimit të mbetjeve dhe një administratë më e përghjegjshme
Të tjera- kërkesa për statusin e minatorit, nevoja për një administratë më pak të politizuar
Tatimet dhe doganat shkrihen në një drejtori
Në Asamblenë e PS Niko Peleshi ka bërë prezantimin e ristrukturimit të institucioneve. Peleshi tha se janë marrë në analizë rreth 500 struktura të institucioneve. Kështu, 4 drejtorit Arsimore zëvendësojnë 13 drejtori që ishin më parë. Po ashtu sipas raportit të bërë publik nga Peleshi, propozohet që Drejtoria e Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve në varësi të Ministrisë së Financave, të shkrihen së bashku.
Peleshi është shprehur se në Shqipëri ka rreth 500 institucione varësie, një numër shumë i lartë madje në krahasim edhe me vendet e tjera në Europë. Madje Peleshi është shprehur se një shumicë dërrmuese e tyre janë dhe të paligjshme, e kësisoj PS propozon që të shkrihen shumë prej tyre.
Sipas Peleshit shumë institucione që kanë të punësuar vetëm 10 persona.
“Shqiperia ka një numër shumë të madh institucionesh varësie në krahasim me shtetet e tjera. Janë 500 institucione varësie. Janë 24 tipologji të këtyre institucioneve të varësisë, dhe kjo është në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij ka 3 tipologji të llojeve të institucioneve të varësisë.
Kemi një varitet të madh të institucioneve me punonjësit. 10% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës.
30% e institucioneve kanë regjistra të dixhitalizuar, të tjerat nuk kanë. Nga 141 agjenci, ne propozojmë një projekt me 104 agjenci varësi. Kemi shkrirë agjencitë me më pak se 10 persona dhe kemi shkrirë ato që kanë funksione të njëjta.”-tha Peleshi.
Propozojmë organizimin e një agjencie qendrore për bazat e të dhënave të shtetit shqiptar. Një nga dobësitë e sitemit tonë, janë data, të dhënat, jo vetëm në nivel ministrie por edhe në nivel institucionesh, propozojmë që sektori i statistikave të forcohet.